Aktmarrëveshjet e 2026, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës gati 70% e klientëve debitorë

OSHEE Group vijon të mbështesë klientët përmes skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike.


OSHEE Group vijon të mbështesë klientët përmes skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të OSHEE-së, deri tani janë lidhur 4 095 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU). Nga këto, 2 818 klientë familjarë dhe jofamiljarë, përfshirë biznese dhe institucione buxhetore e jobuxhetore, kanë shlyer të gjithë detyrimin me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës sipas kategorisë përkatëse.

Për kategoritë përfituese të aktmarrëveshjeve, deri tani janë lidhur rreth 2 893 marrëveshje me FSHU-në për klientët familjarë. Prej tyre, 965 kanë zgjedhur shlyerjen e detyrimit me këste, ndërsa 1 928 klientë kanë likuiduar faturat e prapambetura me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim 70% të kamatëvonesës.

Ndërkohë, 1 202 aktmarrëveshje janë firmosur nga klientët jofamiljarë-privatë, ku përfshihen klientët buxhetorë dhe jobuxhetorë, si dhe bizneset e vogla dhe të mëdha.

Skema e pagesës me këste për detyrimet ndaj OSHEE-së të krijuara deri më 31 dhjetor 2024 përfshin të gjitha kategoritë e klientëve të FSHU-së, me vëmendje të veçantë ndaj kategorive në nevojë. Për këto kategori parashikohet mundësia e lidhjes së aktmarrëveshjeve edhe për detyrimet e krijuara gjatë vitit 2025.

Kush përfiton nga aktmarrëveshjet?

Në skemë përfshihen klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë. Këta klientë mund të shlyejnë detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2025, me një këst minimal prej 1 200 lekësh në muaj, me kusht që të mos kenë detyrime të reja të pashlyera për vitin 2026.

Numri maksimal i kësteve është përcaktuar në 240 këste. Klienti mund të zgjedhë edhe një këst me vlerë më të lartë se minimumi i përcaktuar, duke respektuar kushtin që detyrimi të shlyhet brenda një periudhe jo më të gjatë se 240 këste.

Për klientët buxhetorë dhe jobuxhetorë, skema parashikon përfshirjen e të gjithë detyrimit në marrëveshje, ndërsa numri i kësteve përcaktohet në varësi të vlerës së debisë për faturat e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024.

Konkretisht, parashikohen:

* 24 këste për detyrime nga 100 000 deri në 500 000 lekë;
* 48 këste për detyrime nga 500 001 deri në 1 000 000 lekë;
* 60 këste për detyrime nga 1 000 001 deri në 5 000 000 lekë;
* 84 këste për detyrime nga 5 000 001 deri në 10 000 000 lekë;
* 120 këste për detyrime mbi 10 000 000 lekë.

Edhe për këto kategori, kusht është që klientët të mos kenë krijuar debi të reja për periudhën 2025–2026.

Skema speciale për faturat korrektive

OSHEE Group ka miratuar gjithashtu një skemë të veçantë për faturat korrektive, përmbledhëse dhe sistemuese, si dhe për rastet që lidhen me demontimin apo testimin e matësit dhe energjinë e akumuluar në matës.

Këto detyrime mund të shlyhen deri në 24 këste. Në rast se debia e akumuluar likuidohet me një këst të vetëm, klienti përfiton edhe ulje të kamatëvonesës, sipas kushteve të përcaktuara në skemën lehtësuese.

Reduktimi i kamatëvonesave

Sipas skemës, klientët familjarë përfitojnë reduktim 70% të kamatëvonesës, ndërsa klientët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë përfitojnë reduktim 50%.

Për biznesin e vogël parashikohet falje e plotë, 100%, e kamatëvonesës në rast se i gjithë detyrimi likuidohet menjëherë.

Sipas OSHEE-së, këto masa synojnë t’u krijojnë klientëve mundësi më të lehta për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, duke ulur ndjeshëm shumën që duhet të paguajnë në rastin e likuidimit të menjëhershëm.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në…