Balla, vizitë në Teqenë e parë bektashiane shqiptare në Miçigan

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Teqenë e parë bektashiane shqiptare të Amerikës, e themeluar 70 vjet më parë në Tejlor të Miçiganit nga Baba Rexhepi


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Teqenë e parë bektashiane shqiptare të Amerikës, e themeluar 70 vjet më parë në Tejlor të Miçiganit nga Baba Rexhepi. Balla vlerësoi figurën e themeluesit dhe falënderoi Baba Eliton Pashajn për vazhdimin e traditës bujare të ndihmesës ndaj çdo shqiptari, pa dallim feje.

“Për mua është një kënaqësi e dyfishtë të jem në këtë teqe që ka një histori tepër të veçantë dhe të kujtojmë së bashku kontributin e madh të Baba Rexhepit, i cili jo vetëm që ngriti këtë teqe, por e shndërroi atë në një institucion të rëndësishëm të shqiptarisë, për shkak të kontributit të tij të madh në dobi të interesave të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve. Kështu që në këtë aspekt unë gjej rastin që t’ju falënderoj ju që po e vazhdoni edhe amanetin edhe traditën e bukur. Dhe t’ju them të drejtën, ajo që më ka pëlqyer shumë këto orë të qëndrimit tim në Miçigan është se nuk ka dallim se është shqiptar që është i krishterë apo i besimeve të tjera fetare, të gjithë ndajnë të njëjtin vlerësim që ajo punë që bëni ju këtu është një punë shumë e mirë në dobi të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përgëzime, meritoni respekt dhe falënderime!”, u shpreh Balla.

Baba Eliton Pashaj i uroi mirëseardhjen Ballës dhe kryetarit të Bashkisë së Ersekës, Erjon Isai, nga vjen dhe shumica e besimtarëve bektashi të Miçiganit, shtet ku të emigruarit në pjesë dërrmuese janë nga juglindja e Shqipërisë.

“Siç e thotë dhe Baba Rexhepi, Teqeja bektashiane i ka dyert e hapura për njerëzit pa dallim race, pa dallim besimi, pa dallim niveli social që kanë. Çdo njeri është i mirëpritur në teqetë bektashiane, ashtu siç thotë dhe Rumi: ejani, ejani, ejani. Është kënaqësi që ju kemi këtu, faleminderit për vizitën tuaj, për kohën e kushtuar”, tha ai.

Në fund të takimit, Balla dhe Babai i Teqesë së parë shqiptare në Miçigan shkëmbyen dhurata simbolike. Balla i dhuroi një peizazh të Beratit, ndërsa Baba Eliton Pashaj i dha një dhuratë me simbolet amerikano-shqiptare në nder të SHBA-së që u hapi dyert bektashianëve kur të gjithë ia kishin mbyllur nëpër botë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.