Delegacione të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses në hapjen e vitit gjyqësor në Itali

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj morën pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së vitit gjyqësor në Itali


Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj morën pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së vitit gjyqësor në Itali, Romë, një ngjarje e veçantë e cila shënon gjithashtu herën e parë që një delegacion shqiptar merr pjesë në këtë ceremoni prestigjioze.

Sadushi shoqërohej nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda. Përpara nisjes së kësaj ceremonie, delegacioni shqiptar ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Gjatë qëndrimit në Itali, delegacioni zhvilloi disa takime të rëndësishme, përfshirë edhe vizitën dhe takimin me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë Giovanni Amoroso dhe anëtarë të tjerë të gjykatës.

Sadushi së bashku me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, në këtë takim diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me përvojat dhe bashkëpunimin mes sistemeve gjyqësore të dy vendeve.

Një tjetër moment i veçantë i qëndrimit të delegacionit shqiptar në Romë, ishte dhe vizita e dedikuar në Pallatin Presidencial Quirinale, ku u organizua një pritje e ngrohtë nga zyrtarë të lartë të institucionit të Presidentit të Republikës.

Gjykata e Lartë njofton se ky udhëtim ka forcuar më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve, duke krijuar mundësi për një të ardhme të qëndrueshme në kuadër të bashkëpunimit mes dy sistemeve gjyqësore.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndarë përvojat dhe praktikat më të mira, duke marrë në konsideratë afrimitetin dhe ngjashmërinë mes dy sistemeve tona kushtetuese dhe juridike, si dhe aspektet kulturore të ndërlidhura.

Burimi ATSH

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…