Manastirliu: 650 shkolla do të pajisen me laboratorë inteligjentë për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu konfirmoi angazhimin e qeverisë për të modernizuar arsimin shqiptar, duke e përshtatur atë me kërkesat e shekullit XXI dhe përgatitur gjeneratat e reja për sfidat e së ardhmes.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në shkollën “Tringe Smajli” në fshatin Grudë e re në Shkodër, vuri theksin te investimet strategjike në arsimin digjital dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

Ministrja tha se deri në vitin 2025 do të përfundojë pajisja e 650 shkollave me laboratorë inteligjentë, duke shtrirë kështu një rrjet të avancuar që mbështet zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve në të gjithë vendin.

“Një prej përpjekjeve tona të mëdha dhe investimeve të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim edhe me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është pikërisht investimi për rritjen digjitale për nxënësit duke filluar nga klasa e parë. Jam e kënaqur që tashmë dy fazat kanë përfunduar me sukses të shtrirjes së rreth 300 laboratorëve inteligjentë në shkolla, përgatitemi në këto dy vite për plotësimin e të gjitha shkollave me laborator inteligjent,” deklaroi Manastirliu.

Ministrja vizitoi laboratorin inteligjent të shkollës “Tringe Smajli” dhe vlerësoi përparimin e nxënësve në përdorimin e teknologjisë për kodim, mbrojtje kibernetike dhe projekte të tjera inovatore.

“Në shkollën ‘Tringe Smajli’ ky laborator tashmë është funksional, nxënësit janë duke mësuar nëpërmjet kodimit, por edhe për sa i përket mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe informacioneve që ju jepni përmes projekteve. Ne do të vijojmë të rrisim investimet në infrastrukturë shkollore dhe planifikojmë që këtë vit, edhe në Shkodër, të hapim projekte të reja për përmirësimin e infrastrukturës shkollore,”, tha Ministrja Manastirliu.

Shkodra mbetet një prioritet për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, duke u përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sporteve. Ministrja Manastirliu bëri të ditur se për këtë vit janë parashikuar 600 milionë lekë për projekte të tilla në Shkodër, ndërsa buxheti i përgjithshëm për investimet arsimore në nivel kombëtar për vitin 2025 do të arrijë mbi 3 miliardë lekë.

“Janë mbi 3 miliardë lekë të parashikuara në buxhetin e 2025 për investimet në vazhdim, sa i përket gjithë infrastrukturës së objekteve shkollore, qoftë në arsimin 9-vjeçar, qoftë në të mesëm dhe gjithashtu për smartlabet. Duam që në këto dy vite të ardhshme të shtrihemi në 615 shkolla për të garantuar që këto investime t’i shërbejnë rritjes së aftësive digjitale, por gjithashtu edhe rritjes së aftësive në lëndët STEM, matematikë, shkenca ekzakte, gjuhën shqipe dhe gjuhët e huaja,” shtoi ministrja Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu konfirmoi angazhimin e qeverisë për të modernizuar arsimin shqiptar, duke e përshtatur atë me kërkesat e shekullit XXI dhe përgatitur gjeneratat e reja për sfidat e së ardhmes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kuvendi miraton rezolutën që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit

Kuvendi miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kuvendi miraton rezolutën që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit

Kuvendi miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i…