Balla pret anëtaren e Këshillit Koordinues të Diasporës, bisedohet rëndësia e të drejtës për të votuar

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një bisedë me Mirela Mezani Hetemin, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidente e Shoqatës “Gratë Shqiptare në Botë” (WAW), me seli në Gjenevë.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një bisedë me Mirela Mezani Hetemin, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidente e Shoqatës “Gratë Shqiptare në Botë” (WAW), me seli në Gjenevë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua lart kontributi i Hetemit në promovimin dhe integrimin e gruas shqiptare në arenën ndërkombëtare, një shembull frymëzues për të gjithë. Shoqata WAW, e drejtuar prej saj, është angazhuar në fuqizimin e grave shqiptare, duke ofruar mundësi dhe mbështetje për përfshirjen e tyre në fusha të ndryshme shoqërore dhe profesionale.

Në qendër të diskutimit ishte gjithashtu rëndësia e përfshirjes së bashkatdhetarëve jashtë vendit në proceset demokratike, veçanërisht përmes të drejtës për të votuar. Ministri rikujtoi faktin se procesi i regjistrimit për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të nisë më 11 janar 2025, duke u bërë një hap i rëndësishëm për fuqizimin e lidhjes së diasporës me Shqipërinë.

Ministri Balla theksoi mbështetjen e plotë për nismat që fuqizojnë gruan shqiptare dhe rolin e grave shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe diasporës.

Takimet me shqiptarë të njohur, qofshin ata në diasporë apo në vendlindje, kanë gjithmonë një rëndësi të veçantë pasi shërbejnë për të frymëzuar shqiptarët, për të ruajtur lidhjet me vendin e origjinës dhe për të qenë krenarë për trashëgiminë e tyre kulturore. Shqiptarët e suksesshëm kanë mundësi të luajnë një rol kyç në zhvillimin e politikave dhe projekteve që ndikojnë në të mirën e komunitetit shqiptar në vendet ku jetojnë.

Lexo më shumë nga

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…