Xi: Të thellojmë punën për administrimin e kufijve dhe të promovojmë zhvillimin me cilësi të lartë në zonat kufitare

Të hënën pasdite, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së zhvilloi studimin e 18-të kolektiv mbi administrimin e kufijve në historinë e Kinës. Studimi u kryesua nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping.


Të hënën pasdite, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së zhvilloi studimin e 18-të kolektiv mbi administrimin e kufijve në historinë e Kinës. Studimi u kryesua nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping, i cili theksoi se promovimi i modernizimit të sistemit të administrimit të kufijve dhe aftësive të qeverisjes është një pjesë e modernizimit të stilit kinez. Sipas tij, duhet të zbatohen vendimet dhe planet e ndryshme të Komitetit Qendror i PKK-së për administrimin e kufijve, të kryhet punë e thelluar për administrimin e kufijve dhe të nxitet zhvillimi me cilësi të lartë në zonat kufitare.

Li Guoqiang, anëtar i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës dhe nënkryetar i Akademisë së Historisë të Kinës, bëri shpjegime dhe sugjerime pune për këtë çështje. Anëtarët e Byrosë Politike dëgjuan me vëmendje shpjegimet dhe zhvilluan diskutime.

Xi Jinping-u mbajti një fjalim të rëndësishëm pasi dëgjoi shpjegimet dhe diskutimet. Ai vuri në dukje se, që nga Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës, janë ndjekur e përmirësuar strategjitë e zhvillimit të koordinuar rajonal dhe strategjitë kryesore rajonale, është përshpejtuar zhvillimi me cilësi të lartë në zonat kufitare dhe është promovuar fitorja e betejës kundër varfërisë në zonat kufitare dhe në mbarë vendin, duke ndërtuar një shoqëri të begatë në mënyrë të gjithanshme e duke filluar rrugëtimin e ri për të ndërtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse një vend socialist modern. Administrimi i kufijve ka pasur arritje historike dhe ka pësuar ndryshime historike.

Xi Jinping-u theksoi më tej këmbënguljen në zbatimin e udhëheqjes së gjithanshme të Partisë në të gjithë procesin e në të gjitha aspektet e administrimit të kufirit. Sipas tij, është e nevojshme të forcohet planifikimi strategjik dhe koordinimi i përgjithshëm, si edhe të integrohet organikisht administrimi i kufirit në zhvillimin e nismave të ndryshme. Departamentet përkatëse duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, të bashkëpunojnë ngushtë dhe të krijojnë një forcë të përbashkët.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës u shpreh po ashtu në fjalën e tij se, në promovimin e modernizimit të stilit kinez, nuk duhet të mungojë asnjë zonë kufitare. Është e nevojshme të integrohet zhvillimi i zonave kufitare në strategjinë e përgjithshme të modernizimit të stilit kinez dhe të përkrahen zonat kufitare për t’u mbështetur në kushtet e pasuritë e tyre për të arritur zhvillimin me cilësi të lartë, duke u integruar në modelin e ri të zhvillimit dhe tregun e unifikuar kombëtar.

“Ne duhet që të këmbëngulim në përdorimin e reformave dhe të hapjes për të shtuar hovin e gjallërinë, të shfrytëzojmë plotësisht epërsitë e zonave bregdetare e kufitare dhe të krijojmë mënyra të ndryshme të hapjes ndaj botës,” theksoi në vazhdim Xi.

Më tej ai bëri thirrje për zhvillimin e integruar të zonave urbane dhe rurale, promovimin në mënyrë të qëndrueshme të një lloji të ri urbanizimi, rigjallërimin e plotë të zonave rurale, konsolidimin dhe zgjerimin e rezultateve të zbutjes së varfërisë dhe parandalimin në mënyrë efektive të kthimit në shkallë të gjerë në varfëri.

“Ne duhet të këmbëngulim në promovimin e ndërtimit të komunitetit të kombit kinez si linja kryesore e punës në zonat kufitare të kombësive, të zbatojmë dhe të përmirësojmë sistemin e autonomisë rajonale të kombësive dhe të mbrojmë të drejtat e interesat e ligjshme të banorëve të të gjitha kombësive,” tha Xi.

Ai vuri në dukje gjithashtu këmbënguljen në ruajtjen e sigurisë kombëtare e të qëndrueshmërisë shoqërore si kërkesa kryesore e administrimit të kufijve.

Burimi: CGTN

Lexo më shumë nga

Presidenti Begaj dekreton 16 ministra të kabinetit të ri qeverisës

Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dekretoi sot ministrat e qeverisë së re, si dhe i përcolli…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Presidenti Begaj dekreton 16 ministra të kabinetit të ri qeverisës

Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dekretoi sot ministrat e qeverisë së re, si dhe i përcolli…