Balla: Agjenci për rikuperimin e aseteve të përfituara nga aktivitetet kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha sot se shumë shpejt do të miratohet në qeveri ngritja e zyrës për rikuperimin e aseteve të përfituara nga aktivitetet kriminale.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha sot se shumë shpejt do të miratohet në qeveri ngritja e zyrës për rikuperimin e aseteve të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Balla, duke iu përgjigjur interesit të medieve, gjatë Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL, që po zhvillohet në Tiranë, tha se kjo zyrë do të ndjekë parimin “Ndiq paranë”.

“Ajo që dua të shtoj, ka të bëjë me angazhimin tonë për t’i shkuar në fund parimit “Ndiq paratë”. Në ditët në vijim do të kalojmë në qeveri projektligjin për ngritjen e zyrës për rikuperimin e aseteve, e cila do të jetë një instrument i shkëlqyer për të bashkëpunuar qoftë me INTERPOL, qoftë me agjencitë e vendeve partnere, për ta ndëshkuar krimin aty ku i dhemb më shumë, tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale. Kështu që do të kemi mundësi në ditët në vijim, në një komunikim tjetër me ju, për të shpjeguar ligjin e ri të zyrës së rikuperimit të aseteve”, tha Balla.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i INTERPOL, Jurgen Stock, th ase janë “1.7 miliardë euro të ardhura në vit që janë përfituar nga krimi, që janë kapur nga sistemi çdo vit. Kjo tregon se sa të pasura janë të gjitha grupet kriminale. Ato përpiqen të përdorin kriptomonedhat dhe sistemet bankare, prandaj dhe beteja ndaj tyre kërkon jo vetëm shkëmbimin e informacionit, por edhe realizimin e realizimin e shkëmbimit të informacionit në kohë reale. Në këtë drejtim, me 176 vende kemi ngritur platformë për shkëmbim informacioni në kohë reale”, tha Stock.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër