Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, në fokus siguria dhe ekonomia

Forcimi i bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë dhe Turqisë me në fokus sigurinë dhe ekonominë, ishin fokusi i takimeve të zhvilluara në Ankara nga një delegacion i Komisionit të Çështjeve Europiane të Kuvendit të Shqipërisë i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.


Forcimi i bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë dhe Turqisë me në fokus sigurinë dhe ekonominë, ishin fokusi i takimeve të zhvilluara në Ankara nga një delegacion i Komisionit të Çështjeve Europiane të Kuvendit të Shqipërisë i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku u takua në Turqi me homologun e saj, Burhan Kayatürk, ndërkohë që më herët u nderua me një ceremoni zyrtare në mauzoleumin e Ataturkut. Tabaku dhe delegacioni i Komisionit të Çështjeve Europiane u takuan edhe me kryetaren e Grupit të Miqësisë, Fatma Aksul dhe me kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme, që më herët ka mbajtur dhe pozicionin e zëvendëspresidentit, Fuat Oktay.

Diskutimet qenë të fokusuara në stabilitetin e rajonit dhe rëndësinë e Turqisë për rajonin e Ballkanit dhe gjithashtu Mesdheut Lindor. Tabaku u shpreh se Shqipëria duhet të përpiqet më shumë dhe të tërheqë më shumë investime sidomos në fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit.

Deputetja e PD, e cila vijoi takimet me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Mehmed Kus, ftoi dhe kërkoi që investimet turke të fokusoheshin në përmasimin e zhvillimit dhe kërkimit shkencor në Shqipëri. Gjithashtu ajo ftoi edhe drejtuesit e komisioneve që të forcojnë më shumë marrëdhëniet mes komisioneve dhe parlamenteve duke i ftuar homologët turq në një vizitë në Tiranë. Sipas saj, roli i parlamenteve është jetik për funksionimin e demokracisë dhe procesin integrues të vendeve, një proces që sipas saj, ka marrë drejtim tjetër pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Në fund të vizitës deputetja Tabaku dhe delegacioni vizituan dhe qendrën kulturore “Sami Frashëri” në Ankara, që dëshmon ruajtjen e trashëgimisë së patriotëve shqiptarë që kanë jetuar në Perandorinë Osmane në atë periudhë duke pasur dhe pozicione të rëndësishme.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Kongresi VIII i Liderëve të Feve Botërore dhe Tradicionale

Më 17–18 shtator 2025, në Astana u mbajt Kongresi VIII i Liderëve të Feve Botërore dhe Tradicionale.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kongresi VIII i Liderëve të Feve Botërore dhe Tradicionale

Më 17–18 shtator 2025, në Astana u mbajt Kongresi VIII i Liderëve të Feve Botërore dhe Tradicionale.