Balla në Rinas: 900 mijë pasagjerë më shumë se vitin e kaluar gjatë këtij 3 mujori

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u njoh nga afër me masat e marra për përpunimin e kalimit të qytetarëve, qoftë në hyrje, qoftë në dalje


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u njoh nga afër me masat e marra për përpunimin e kalimit të qytetarëve, qoftë në hyrje, qoftë në dalje, duke vënë në dukje rëndësinë e detyrës së punonjësit të policisë në kufi.

Balla u shpreh se, punonjësit e policisë duhet të jenë shumë të mirësjellshëm me turistët e huaj që vijnë në Shqipëri, pasi përshtypja e parë e tyre për vendin, krijohet pikërisht në takimin me punonjësin e policisë kufitare.

Ministri tha se, i mirëkupton nevojat e Policisë Kufitare për të ulur numrin e orëve të shërbimit dhe për shtim të personelit dhe u shpreh se po punohet në këtë drejtim.

Ministri theksoi se, punonjësit e policisë kufitare janë filtri më i fortë për ndalimin e migracionit të paligjshëm, qofshin ata shtetas shqiptarë që kërkojnë azil në BE, qofshin shtetas nga vende të treta që përdorin Shqipërinë për të kaluar në vendet e BE-së.

Për problematikat e emigracionit të paligjshëm, Balla theksoi punën që është bërë dhe vijon të bëhet kundër emigracionit të paligjshëm ose kërkesave për azil në vendet e BE-së nga qytetarë shqiptarë. “Shifrat e 2-mujorit janë brenda mesatares së vendeve të tjera, por gjithsesi duhet të rritet fokusi në ato intervistimet që bëhen”, tha ai.

Sa i përket pritjes së shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri, Balla porositi që, “mesazhi kryesor që duhet të japim është që çdo punonjës i Policisë së Shtetit në kufi është kontakti i parë i një të huaji me Shqipërinë”.

Sipas tij, gjëja që mban mend një i huaj që vjen për herë të parë në Shqipëri është kontakti i parë me shtetin, që është punonjësi i policisë kufitare.

“Duhet ta shohësh me mikpritje vizitorin e huaj, në momentin që ai vjen dhe sjell pasaportën, duhet t’i thuash “Welcome to Albania”, edhe ai thotë që ky është një vend i dashur, sepse ne shqiptarët mikun e kemi njëlloj me Zotin. E kemi të shkruar në ADN tonë që shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit,” u shpreh ministri.

Në lidhje me nevojat e policisë kufitare për shkurtimin e orareve të shërbimit dhe shtimin e personelit, ministri tha se, “ne këtë do ta bëjmë, sepse Shqipëria ka një numër të ulët të raportit të punonjësve të policisë në raport dhe banorëve, ne jemi diku te 366 punonjës policie për 100 mijë banorë”.

Ai shtoi se “po të krahasohemi me dy vendet fqinje që edhe konkurrentë në aspektin e turizmit, edhe pse ata kanë më shumë vite se sa ne, qoftë Kroacia, qoftë Greqia. Në Greqi e ka 520 për 100 mijë banorë, dhe në Kroaci 506 për 100 mijë banorë. Pra jemi diku te 150 punonjës policie mangët krahasuar me ata për 100 mijë banorë, që do të thotë është detyra ime dhe mbështetja e Kryeministrit që të zgjerojmë ose të shtojmë këtë numër, për t’ju ulur sadopak dhe juve oraret e qëndrimit në këtë detyrë”.

Balla u ndal edhe te problematikat që kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit në radhët e policisë, përkatësisht procesin e vetëpastrimit.

“Ne duam të shohim një shërbim kufitar të rregullt, me mirësjellje dhe pa dyshim një shërbim kufitar i cili të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin. Ne nuk do të tolerojmë që mes nesh, në policinë kufitare, të kemi nga ata që tradhtojnë betimin e punonjësit të policisë, besimin e qytetarëve. Këtu mund të vijnë edhe qytetarë të huaj të cilët synojnë që të kalojnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe përmes saj, të shkojnë në vende të tjera. Ne nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë. Edhe në largim, duhet të mos tolerojmë askënd që mund të largohet nga Shqipëria për qëllime të kërkimit të azilit”, theksoi ministri i Brendshëm, gjatë bisedës së zhvilluar me punonjësit e policisë në Rinas.

(Marrë nga ATSH)

38 protokolle kombëtare për kancerin, Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një gjuhë e vetme klinike për trajtimin e kancerit: 38 udhërrëfyes kombëtarë…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

38 protokolle kombëtare për kancerin, Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një gjuhë e vetme klinike për trajtimin e kancerit: 38 udhërrëfyes kombëtarë…