Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.


Nga Mimoza Prifti

E ftuar ne nje familje hebrenjsh per te festuar nje ditelindje, nje drite te ndezur per Hanukkah; per te marre me vete nje thesar mencurie.

Eshte ditelindja e 50-te e Hannah-s, ish koleges hebreje, qe pas disa vitesh pune se bashku, me ka dhuruar miqesine e perjetshme.

Pas largimit nga jeta te prinderve, miqesia eshte gjithcka ajo ka ne jete.

Familja hebrew (Joseph, Suzana, vajza dhe djali i tyre), qe dikur na punesuan te dyjave, kane zgjedhur ta suprizojne Hannah ne ditelindjen e saj te 50-te, ne vatren e tyre te ngrohte familjare, ne kete dite te bekuar te komunitetit hebre.

Cdo dite te Hanukkah, familja ndez nje drite per te festuar triumfin e drites mbi erresiren, triumfin e shpirtit njerezor mbi ate material.

Driten e sotme do ta ndeze Suzana, e zonja e shtepise.

Te gjithe me syte tek ajo; shohim lotin ti rrokulliset faqeve, trishtim dhe gezim syve te saj..
– Kjo drite qe do te ndez sot eshte per Hannah, merr fjalen ajo.

Sot, ne ditelindjen e saj te 50-te deshiroj te ndez nje tjeter drite, jetes se saj dhe tones. Te largoj nje erresire qe prej 50 vitesh me rendon tmerresisht shpirtit.

Kam shume per te thene, por para se te filloj do tu kerkoj falje pa fund Hannah-s, Joseph-it dhe dy femijeve tane. U dua vertet shume, me jeten time, ju lutem me kuptoni.

(Une dhe Hannah shohim njera tjetren, pa ditur se cfare do te vijoje me pas)

Hannah eshte vajza ime, vajza qe dikur ne adoleshence, menjehere pas lindjes e dhashe per adoptim.
Isha shume e re, djali qe doja u largua per te mos u kthyer me kurre. E vetme nuk mundesha.

Doktoresha qe asistoi ne lindje u kujdes qe Hannah te jetonte ne nje familje te mire hebreje, ne nje familje qe dhe une te kisha mundesi ta shihja. Vendosem qe askush mos ta dinte kete fakt, qe Hannah te rritej me dashuri nga prinderit biresues. Dhe Hannah u rrit e tille.

Ne fund te fundit dashuria eshte ajo qe rrit njeriun.

Sot, prinderit e Hannah-s nuk jetojne me, nuk mundem me ta mbaj kete sekret. Nuk mund te largohem nga kjo jete pa patur prane doren dhe buzeqeshjen e ngrohte te femijes sim te pare.

Drita e sotme eshte per Hannah. Nga ky cast, familja ime eshte e plotesuar.

Drite dhe emocion teper i fuqishem per te gjithe Ne, askush nuk mundi te reagoje per disa caste.

Me pas Suzana nxorri nga zarfi nje foto ne castet e lindjes se vajzes dhe certifikaten origjinale te lindjes.

Gjithcka rrodhi aq magjishem, krejt larg cdo gjeje te pare e perjetuar ne kete jete.

Shtangja e Hannah nuk zgjati shume, u perqafua me ngrohtesi nga motra dhe vellai, nga Nena dhe bashkeshorti i saj.

Lumturi e jashtezakonshme, drite fishekzjaresh mbi ne.

Eshte bukur te jesh Njeri: te kerkosh te falur e te perulesh, te degjosh para se te reagosh, te ndjesh para se te gjykosh, te duash para se te lendosh.

A nuk eshte kjo arsyeja pse jetojme?

Gonxhja: Shqipëria pjesëmarrëse në programin e BE-së “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”

Gjatë zbatimit të këtij Programi, për vitet 2017 – 2019 Shqipëria ka përfituar mbështetje për 50 projekte,

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Shqipëria pjesëmarrëse në programin e BE-së “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”

Gjatë zbatimit të këtij Programi, për vitet 2017 – 2019 Shqipëria ka përfituar mbështetje për 50 projekte,