Muzeu i Pavarësisë në Vlorë drejt transformimit, restaurim i plotë dhe ekspozita interaktive

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do t’i nënshtrohet një projekti restaurimi të plotë të godinës historike dhe rikonceptimit të linjës muzeore


Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë do t’i nënshtrohet një projekti restaurimi të plotë të godinës historike dhe rikonceptimit të linjës muzeore, me synim përmirësimin e hapësirave të ekspozimit dhe pasurimin e përvojës së vizitorëve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit projektin për ndërhyrjen në këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë historike.

“Do të ruajmë tiparet origjinale të godinës, duke zgjeruar hapësirat e ekspozimit dhe duke krijuar ambiente të reja për aktivitete kulturore e edukative”, bëri të ditur Gonxhja.

Projekti parashikon gjithashtu ekspozita interaktive dhe përdorimin e teknologjive digjitale, për t’u ofruar vizitorëve, turistëve dhe veçanërisht të rinjve mundësi të reja për të njohur historinë e themelimit të shtetit shqiptar.

Ndërhyrja do të përfshijë edhe përmirësimin e hapësirave të jashtme dhe krijimin e një identiteti të ri vizual për muzeun.

Sipas ministrit Gonxhja, gjatë periudhës janar-tetor 2026, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë mirëpriti mbi 16 mijë vizitorë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi për plagosjen e deputetit Hoti: Hetim të shpejtë e të paanshëm

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi mbrëmjen e sotme nga organet kompetente, hetim të shpejtë dhe të paanshëm për rrethanat…

Global 360

Kurti priti anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë për formalizimin e marrëveshjes për drejtimin e përbashkë

Në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi për plagosjen e deputetit Hoti: Hetim të shpejtë e të paanshëm

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi mbrëmjen e sotme nga organet kompetente, hetim të shpejtë dhe të paanshëm për rrethanat…