Koçiu: Tirana nuk mund të jetë kryeqyteti i dhunës dhe i kaosit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh se, Tirana është kryeqyteti i të gjithë qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të, duke theksuar se e drejta për të protestuar dhe për të shprehur mendimin ndryshe duhet të respektohet, por pa cenuar sigurinë dhe jetën e përditshme të qytetit.

Në një intervistë, Koçiu tha se në kryeqytet jetojnë jo vetëm qytetarë që nuk janë dakord me qeverinë, por edhe familje, prindër që dërgojnë fëmijët në shkollë, persona që kanë nevojë për shërbime shëndetësore dhe biznese të vogla që përpiqen të vijojnë aktivitetin e tyre.

“Pra, në këtë metropol tonin duhet të respektojmë dhe të garantojmë lirinë e gjithsecilit dhe nuk duhet të imponojmë mendimet tona”, u shpreh ajo.

Koçiu theksoi se liria për të protestuar është e drejtë e çdo qytetari, por sipas saj, ajo nuk duhet të shoqërohet me akte që cenojnë pronën publike, bizneset apo institucionet.

“Tirana është kryeqyteti i të gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë këtu çdo ditë, i fëmijëve dhe i të rinjve, i qytetarëve që zgjedhin të protestojnë e të shprehin mendimin ndryshe, por edhe i çdo shqiptari, brenda dhe jashtë vendit, që sheh në këtë metropol pasqyrën e Shqipërisë europiane”, u shpreh Koçiu.

Ajo nënvizoi se, “Tirana nuk mund të jetë kurrë kryeqyteti i dhunës dhe i kaosit”, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë të marrë peng jetën e qytetit, të rrezikojë sigurinë e qytetarëve apo të shkatërrojë pronën publike, bizneset dhe institucionet në emër të agjendave politike.

Sipas zëvendëskryeministres, garantimi i lirisë për të protestuar dhe ruajtja e sigurisë së qytetarëve janë përgjegjësi e përbashkët.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: Tirana nuk mund të jetë kryeqyteti i dhunës dhe i kaosit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh se, Tirana është kryeqyteti i të gjithë qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të, duke…

Global 360

Kurti priti anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë për formalizimin e marrëveshjes për drejtimin e përbashkë

Në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Tirana nuk mund të jetë kryeqyteti i dhunës dhe i kaosit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh se, Tirana është kryeqyteti i të gjithë qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të, duke…