Shqipëria me më shumë studentë se Serbia në SHBA

Numri i studentëve me origjinë shqiptare në universitetet e SHBA-së është 1087 për vitin akademik 2022-2023


Shqipëria vitet e fundit është presionuar nga emigracioni i lartë dhe ndikimi që ka patur në ekonomi apo në tregues social të ndryshëm. ‘Scan Intel’ këtë herë është ndalur në analizën e të dhënave që lidhen me largimin e studentëve nga Shqipëria drejt SHBA-së me qëllim studimi.

Për këtë analizë janë përpunuar të dhëna nga raporti ‘Opendoors’ referuar vitit aktual, pra vitit 2023. Shifrat tregojnë për shpërndarjen e studentëve ndërkombëtarë në universitetet e SHBA-së, sipas origjinës dhe nivelit të studimit. Në këto universitete vihet re një diversitet i lartë i studentëve nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve, krahasuar me Ballkanin Perëndimor, studentët shqiptarë janë në numër më të lartë.

Konkretisht, numri i studentëve me origjinë shqiptare që kanë nisur rrugëtimin e tyre akademik në një nga universitetet e SHBA-së është 1,087 për vitin akademik 2022-2023. Sipas statusit, 145 studentë janë të sapo regjistruar, 640 studentë janë në proces studimi, 269 prej tyre janë diplomuar ndërsa 33 të tjerë ende nuk gëzojnë një diplomë.

Gjatë vitit akademik 2022-2023 janë regjistruar 863 studentë nga Serbia, 408 studentë nga Kroacia, 236 studentë nga Bosnje Hercegovina, 209 studentë nga Maqedonia e Veriut, 160 studentë nga Kosova dhe vetëm 132 studentë nga Mali i Zi.

Në një pikëpamje më të gjerë, statistikat tregojnë se 1 milion studentë nga e gjithë bota studiojnë në SHBA. Në listë vendin e parë e gëzon Kina me 289,500 studentë vetëm në vitin 2023, më pas India dhe Korea e Jugut. Nga vendet europiane kryesojnë studentët nga Mbretëria e Bashkuar të cilët në total janë 10,600 studentë.

Studentët shqiptarë që zgjedhin SHBA-në janë në numër më të lartë nga viti në vit. Krahasuar me vitin akademik të mëparshëm pra vitin 2021-2022, konstatohet një rritje me 4.3% e studentëve shqiptarë të diplomuar në këto universitete, ndërkohë që studentët nga vendet e tjera të Ballkanit që diplomohen në këto universitete kanë reflektuar rënie nga -1.7% në -13.3%.

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.