Begaj, pritje për 111-vjetorin e Pavarësisë: Kjo ditë na gjen një hap më pranë BE-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një ceremoni pritjeje me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një ceremoni pritjeje me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në këtë ceremoni u bënë bashkë autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare në këtë vit jubilar të mëvetësimit të Shqipërisë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Begaj u shpreh se 28 Nëntori është data që bën bashkë, me mendime e me zemër, çdo shqiptar dhe çdo mik të shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij Presidenti Begaj u shpreh se kjo ditë e ka gjetur Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Europian.

Ai shtoi se ka ardhur momenti që të sigurohet vota e diasporës, si edhe të kushtohet vëmendje e veçantë për zhvillimin e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë.

Nga ana e Presidentit nuk mungoi as një thirrje për parlamentarët, për të cilët tha se në jetën parlamentare duhet të udhëhiqen nga kompromisi dhe jo nga konfrontimi.

“Kemi fatin të kemi dy shtete shqiptare në rajon. Bashkëpunimi me Kosovën duhet të jetë sa më i ngushtë dhe përplotësues. Kemi edhe më shumë për të bërë për t’u ngritur në nivelin e pritshmërive të qytetarëve tanë. Faktori shqiptar ka dalë në një dritë të re në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare.

Angazhimi ynë diplomatik duhet të ecë paralelisht me përmirësimin e jetës politike brenda dhe jashtë vendit. Shqipëria konkurron me vendet e tjera sa i përket burimeve të saj njerëzore. Ekonomia ka njohur rritje të mirë dhe vëmendje duhet të kushtohet për shëndetësinë, bujqësinë dhe arsimin.

Është po ashtu momenti që të sigurohet vota e diasporës dhe përfaqësimi i saj politik me reformën zgjedhore. Shqipëria ndërtohet me besim dhe dashuri për këtë tokë. E ardhmja nuk pritet, ajo ndërtohet.

Bëj thirrje për përfaqësuesit në Kuvend që të punojnë për një Shqipëri që ka interes të mirën e të gjithëve dhe në jetën parlamentare të udhëhiqeni nga kompromisi dhe jo nga konfrontimi”, tha Begaj mes të tjerash gjatë fjalës së tij.

?Pallati i Brigadave, Ceremonia zyrtare e 111-vjetorit të Pavarësisë

?Pallati i Brigadave, Ceremonia zyrtare e 111-vjetorit të Pavarësisë

Posted by Bajram Begaj on Tuesday, November 28, 2023

Lexo më shumë nga

Kumbaro takon drejtuesen e agjencisë frankofone: Fokus te shkollat dygjuhëshe dhe liceu në Korçë

Në kuadër të Javës së Frankofonisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e përgjithshme të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro takon drejtuesen e agjencisë frankofone: Fokus te shkollat dygjuhëshe dhe liceu në Korçë

Në kuadër të Javës së Frankofonisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e përgjithshme të…