“E Diela e Muzeve”, një vizitë e bukur në Muzeun Historik Kombëtar!

E diela e fundit e çdo muaji është përcaktuar nga Ministria e Kulturës, si “E Diela e Muzeve”.


Nga Dash Frashëri, botues TiranaDiplomat.com

E diela e fundit e çdo muaji është bërë traditë që të quhet nga Ministria e Kulturës si “E Diela e Muzeve”, ku të gjitha muzetë dhe parqet arkeologjike dhe mund të shikohen dhe shijohen pa pagesë.

?Kudo ku jeni duke pushuar, mos e humbisni mundësinë të vizitoni FALAS muzetë dhe parqet tona arkeologjike.
Vizitoni me…

Posted by Elva Margariti on Sunday, July 30, 2023

Dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë të diel. Jam një mik i mirë i muzeve dhe kam shkruar shpesh për ta, si për “Shtëpinë me Gjethe”, ashtu dhe për “Bunk Art2”.

Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar më “pret” Nënë Tereza, një nga figurat më të mëdha shqiptare në botë.

Vizita nis në pavionin e lashtësisë. “Koha e gurit”, “Koha e bakrit”, “Koha e Hekurit” janë disa na stendat me artefakte nga sitet arkeologjike në Shqipëri.

“Dea e Butrintit” dhe mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” fotografohen shpesh nga vizitorët, veçanërisht nga ata të huaj.

Heroi Kombëtar i Shqiptarëve – Gjergj Kastrioti Skënderbeu – është në qendër të vëmendjes të vizitorëve, shqiptarë dhe të huaj, dhe sigurisht edhe times, si bloger dhe drejtues i Bloger.al.

Mesjeta është pasqyruar më së miri, në shumë stendat përkatëse.

Pavioni Luftës për Liri e Pavarësi nga Turqia tërheq shumë vizitorë, kjo edhe për shkak të informacionit të bollshëm.

Vëllezërit Frashëri: Avdyli, Naimi dhe Samiu kanë një seksion të vecante, ku midis të tjerash është dhe tavolina e punës së Sami Frashërit, gjatë kohës së tij në Stamboll.

Rilindja Kombëtare është e pasur me dokumente dhe foto.

Edhe  Lufta Nacionalclirimtare ka seksionin e saj.

Pavioni kushtuar Nënë Terezës është i pasur: foto, artefakte, dokumente. Shenjtorja shqiptare shfaqet edhe në një foto të bukur me Papa Gjon Palin II, ashtu edhe në një foto me Presidentin amerikan, Bill Klinton.


Familja Mbretëtore ka seksionin e saj të detajuar: foto, artefakte si dhe bustin e Mbretit Ahmet Zogu.

Pavioni i krimeve të kryera gjatë regjimit komunist është një ndër më të mëdhenjtë dhe ndër më të kompletuarit: krijues të pushkatuar dhe të burgosur; gra intelektuale të pushkatuara dhe të burgosura, përfshirë Sebiha Kasimatin dhe Musine Kokalarin; grupin e deputetëve të opozitës së vitit 1946 (disa të pushkatuar dhe disa të burgosur); të pushkatuarit e inskenimit të bombës tek ambasada sovjetike; inxhinierët e dalë nga shkolla amerikane “Harri Fulc”; grupet armiqësore në ekonomi, ushtri dhe kulturë apo dhe kleri. Nuk mungojnë as mjetet e torturës së përdorur.

Një kënd simpatik i kushtohet edhe Hebrenjve dhe marrëdhënieve të tyre me Shqiptarët. Fotoja e gjeniut Albert Ajnshtajn, i cili besohet se është pajisur me pasaportë shqiptare përparase të sajonte në SHBA, për t’i shpëtuar Holokaustit nazist qendroni në posterin përkatës. Gjithashtu në një stendë-tavolinë janë dhe certifikatat e 9 Dëshmorëve Hebrenj që dhanë jetën për Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Muze janë edhe salloni me piktura dhe ikonostase kishtare, si dhe kendi i këngëtares lirike , Tefta Tashko Koco.

Muzeu Historik Kombëtar vizitohet rregullisht nga turistë të huaj nga vende të ndryshme.

Personalisht, mora opinione nga turistë të ardhur nga Zvicra (shqiptarë me nga Tetova), Holanda, Spanja, Franca, Portugalia, por dhe nga Japonia e largët, sic tregohen edhe në fotot shoqëruese të këtij reportazhi.

Turiste nga Holanda

Turist nga Portugalia

Vizitorë duke parë seksionet e ndryshme të muzeut.

Nuk mungon edhe dyqani i suvenireve, ku mund të blesh botime dhe produkte origjinale, kryesisht kostume popullore.

Largohem nga Muzeu me mbresa të pashlyeshme. I bindur se rikthimi do të jetë i shpejtë!

Tirane, 30 korrik 2023

Lexo më shumë nga

Forcat Tokësore vijojnë ndërhyrjet në Mallakastër dhe Klos për izolimin e zjarreve

Forca Tokësore vijon operacionet në mbështetje të autoriteteve civile për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forcat Tokësore vijojnë ndërhyrjet në Mallakastër dhe Klos për izolimin e zjarreve

Forca Tokësore vijon operacionet në mbështetje të autoriteteve civile për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona…