Deputetët anglezë: Viza punësimi për shqiptarët kundër trafikimit

Perceptimi vështirësive që hasen në marrjen e vizave të punës angleze përmes kanaleve legale, i detyron shqiptarët të zgjedhin rrugët e emigrimit klandestin


Suella Braverman Sekretare e shtetit për çështjet e brendshme për qeverinë, raportoi në parlamentin anglez në lidhje me situatën e të ardhurve me gomone.

Ajo nuk iu përgjigj pyetjes se sa prej 12,301 shqiptarëve të mbërritur me gomone gjatë 2022 janë dëbuar.

Megjithatë anëtarët e komisionit parlamentar njohur si “select committy”.

Mbërritën në përfundimin se “ka pak prova për tu marrë në konsideratë se shqiptarët e mbërritur ilegalisht kanë rrisqe për jetën e tyre në Shqipëri dhe mund t’ju jepet azil”.

Anëtarët e këtij komiteti në raportin e hartuar, kërkuan nga politikanët dhe komentatorët politik nëpër televizionet angleze” të jenë të kujdesshëm dhe te vetëpërmbajtur në gjuhën e përdorur për mos tu marrë e veçuar shqiptarët si të vetmit që po shtojnë presionin ku ndodhet sistemi azil kërkimit.

Kjo pasi duhet vijuar marrëdhëniet pozitive me qeverinë shqiptare dhe këto marrëdhënie duhet të jenë prioritare për te siguruar dëbimin e personave ilegal e atyre që përfundojnë dënimet në burgjet angleze”.

Ky komitet thekson se “Britania e Madhe duhet të përmirësojë sensibilizimin për programet e vizave të punësimit në dispozicion të shtetasve shqiptarë e cila mund të kthehet në një ofertë ndryshe nga ato të trafikantëve që i kalojnë përmes Lamanshit me gomone dhe kjo do të ulte presionin aktual në sistemin e azil kërkimit”.

Gjatë vitit 2022 thuhet në raport qeveria angleze lëshoi 325 viza punësimi për aplikantët shqiptarë.

“Perceptimi vështirësive që hasen në marrjen e vizave të punës angleze përmes kanaleve legale, i detyron shqiptarët të zgjedhin rrugët e emigrimit klandestin. Prandaj ky komitet parlamentar inkurajon qeverinë në promovimin e vizave të mundshme pune për vendet e lira në mënyrë që përgjimet nga puna legale të kthehen në Shqipëri. Sugjerojmë që këto viza të jepen për punë sezonale në sektorët e ndërtimit dhe agrikulturës” theksohet në raport.

Top Channel

Koçiu: Paketa për trajtimin e stomës falas, 100 milionë lekë për 800 qytetarë me këtë sëmundje

Këshilli i Ministrave vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Koçiu: Paketa për trajtimin e stomës falas, 100 milionë lekë për 800 qytetarë me këtë sëmundje

Këshilli i Ministrave vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do…