Kush është ISIS-K, grupi terrorist i sulmeve kamikaze në Afganistan

ISIS-K ose Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP) është filial rajonal i ISIS, i ashtuquajtur Shteti Islamik që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan.


Të paktën 60 persona, mes tyre edhe ushtarë amerikanë kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve kamikaze në Kabul ditën e sotme. Përgjegjës për sulmin është grupi ISIS-K me bazë në Afganistan.

Por çfarë është ISIS-K?

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë e kanë përmendur vazhdimisht grupin ISIS-K si ai që kërkon të sulmojë objektivat perëndimorë në Afganistan. Korrespondenti i sigurisë i BBC Frank Gardner hedh më shumë dritë mbi grupin xhihadist.

ISIS-K ose Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP) është filial rajonal i ISIS, i ashtuquajtur Shteti Islamik që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan. Është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

ISIS -K u krijua në janar 2015 në kulmin e fuqisë së ISIS në Irak dhe Siri, para se kalifati i vetëshpallur të mundej dhe çmontuar nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA.

Ai rekruton si nga xhihadistët afganë ashtu edhe nga ato pakistanezë, veçanërisht nga anëtarët e talebanëve afganë të cilët kanë parë organizatën e tyre si ekstreme.

ISIS-K e ka bazën në provincën lindore të Nangarhar, pranë rrugëve të kontrabandës së drogës dhe njerëzve brenda dhe jashtë Pakistanit.

Në kulmin e tij grupi numëronte rreth 3,000 luftëtarë, por ka pësuar viktima të konsiderueshme në përleshjet me forcat e sigurisë amerikane dhe afgane, dhe gjithashtu me talebanët.

A janë ata të lidhur me talebanët?

Nga ana periferike, përmes një pale të tretë, rrjetit Haqqani.

Sipas studiuesve, ka lidhje të forta midis ISIS-K dhe rrjetit Haqqani, i cili nga ana tjetër është i lidhur ngushtë me talebanët.

Hasani: Përdorimi i sistemeve, bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, mbështet përdorimin e sistemit autonom të armëve vetëm mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare dhe…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Hasani: Përdorimi i sistemeve, bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, mbështet përdorimin e sistemit autonom të armëve vetëm mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare dhe…