Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë.

Në një kohë kur peizazhi i sigurisë dhe ai gjeopolitik i Evropës po riformësohen thellësisht, sipas Ministrit të Jashtëm, bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se kurrë.

“CEI mbetet një platformë e çmuar për forcimin e dialogut, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit në rajonin tonë, duke çuar njëkohësisht përpara aspiratat evropiane të vendeve anëtare”, tha Hoxha.

Ministri theksoi se “bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah.”

“Rajoni ynë nuk mund të bëhet plotësisht evropian nëse mbetemi të distancuar nga njëri-tjetri, dhe Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar dhe e fortë për sa kohë rajoni ynë mbetet jashtë saj. Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah. Kur heqim barrierat tregtare, ndërlidhim sistemet tona energjetike dhe korridoret e transportit, njohim kualifikimet profesionale, forcojmë ndërlidhjen digjitale dhe bashkëpunojmë më ngushtë për sigurinë, nuk po ndërtojmë një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. Po përgatisim rajonin tonë të funksionojë si pjesë e tij”, deklaroi Hoxha.

Ekonomi më të ndërlidhura, shtoi Hoxha, ndërtojnë një rajon më të fortë.

“Shoqëri më të afërta krijojnë më shumë besim. Më shumë besim forcon sigurinë. Dhe lidhjet më të forta mes njerëzve e shndërrojnë afërsinë në partneritet. Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor më i ndërlidhur, më bashkëpunues dhe më i qëndrueshëm do të thotë një Evropë më e fortë. Kjo është Evropa që na duhet: më e ndërlidhur, më e sigurt, më e qëndrueshme dhe në fund, e bashkuar në tërësinë e saj”, tha Hoxha.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…