
“Spanja në demokraci 1975–2000”, Koçiu: Kapërcimi i ndasive është thelbësor për demokracinë
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në prezantimin e librit “Spanja në demokraci 1975–2000” nga autori Charles Powell.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në prezantimin e librit “Spanja në demokraci 1975–2000” nga autori Charles Powell.
Koçiu ishte e ftuar në një bashkëbisedim mbi tranzicionin demokratik të Spanjës, me pjesëmarrjen e autorit Charles Powell dhe përkthyesit Kita Sallabanda.
Zv.kryeministrja theksoi se dialogu, konsensusi dhe aftësia për të kapërcyer ndasitë në emër të interesit të përbashkët janë themeli i një demokracie të qëndrueshme.
Ky, sipas saj, është një nga mësimet më të vlefshme që na përcjell përvoja spanjolle dhe që mbetet po aq i rëndësishëm edhe për rrugëtimin tonë europian.
Koçiu ndau foto nga takimi me Charles Powell, autorin e librit “Spanja në Demokraci 1975-2000” dhe Kita sallabandë, që e solli këtë vepër në gjuhën shqipe, në një kohë kur sipas saj, “mesazhi i tij është veçanërisht aktual”.

















