Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale Diella

Gjykata Kushtetuese publikoi sot vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e 39 deputetëve të Kuvendit për shfuqizimin e dispozitave të dy dekreteve të Presidentit që lidhen me ministren për inteligjencën artificiale Diella.


Gjykata Kushtetuese publikoi sot vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e 39 deputetëve të Kuvendit për shfuqizimin e dispozitave të dy dekreteve të Presidentit që lidhen me ministren për inteligjencën artificiale Diella.

Me vendimin e marrë më 8 tetor 2026 dhe të shpallur më 9 nëntor 2026, Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës.

Në vendimin e saj, Gjykata arsyeton se dispozitat e kundërshtuara kanë efekt juridik individual ndaj Kryeministrit, por nuk krijojnë në mënyrë autonome kompetenca apo struktura të reja dhe nuk kanë karakter normativ. Për këtë arsye, ato nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit abstrakt të kushtetutshmërisë.

“Ministri virtual është një program i inteligjencës artificiale i organizuar në mënyrë jofrymore, i cili nuk përfaqëson në vetvete një person fizik real me zotësi juridike dhe zotësi për të vepruar në mënyrë të pavarur, e për rrjedhojë nuk ka të drejta të mëvetshme që e bëjnë atë një subjekt të pavarur në qarkullimin civil dhe administrativ. Si i tillë, në rastin e tij nuk zbatohen kriteret kushtetuese dhe ligjore dhe rregullat që kanë të bëjnë me zgjedhshmërinë, me papajtueshmërinë e funksionit ose me verifikimin e zgjedhjes së tij”, thuhet në vendim.

Gjykata vlerëson gjithashtu se Diella është një platformë e inteligjencës artificiale, e përdorur si instrument për përpunimin e të dhënave në procedurat e prokurimeve publike dhe tenderimeve, dhe jo një funksionar kushtetues apo ministri në kuptimin juridik.

“Gjithashtu, ai nuk gëzon karakteristikat ose tiparet e “ministrisë” si person juridik të lidhura me pasjen e një strukture organizative, të pavarësisë pasurore dhe të përgjegjësisë së pavarur juridike dhe institucionale për veprimet që kryen dhe aktet që nxjerr nën drejtimin dhe autoritetin e ministrit virtual Diella, që nuk gëzon as cilësinë individuale si person fizik”, thuhet më tej në vendim.

Kërkesa u rrëzua me shumicë votash, ndërsa gjyqtarët Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi dolën në pakicë, duke argumentuar se dispozitat duhej të shfuqizoheshin si të papajtueshme me Kushtetutën.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.