Ambasadorja e BE-së dorëzon në MEPJ raportin 2026, Hoxha: Vlerësimi më gjithëpërfshirës i progresit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, ambasadoren Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi ministrit një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, ambasadoren Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi ministrit një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë.

Ministri Hoxha e cilëson këtë raportor si vlerësimin vjetor më gjithëpërfshirës, të detajuar dhe të gjerë mbi progresin e vendit dhe nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Raporti duhet lexuar si një i tërë. Duhet të mirëpresim progresin thelbësor dhe domethënës të arritur, i cili konfirmon se jemi në rrugën e duhur dhe se Shqipëria është e aftë jo vetëm të marrë angazhime, por edhe t’i përmbushë ato. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm, realistë dhe të vendosur përballë sfidave që mbeten, duke i adresuar ato përmes proceseve gjithëpërfshirëse, angazhimit konstruktiv dhe dialogut të mirëfilltë”, shkroi ministri Hoxha në rrjetin social X, pas takimit.

Sipas tij, udhërrëfyesi i Komisionit drejt vitit 2027 na jep një drejtim të qartë, pasi për herë të parë, objektivi ynë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është pasqyruar në një dokument të BE-së si një objektiv ambicioz, por i arritshëm.

“Arritja e tij do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme, reforma cilësore dhe, mbi të gjitha, zbatim efektiv dhe të qëndrueshëm”, thekson Ministri.

Hoxha nënvizoi se, “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj institucionale dhe për të luajtur plotësisht rolin që i takon në këtë fazë përfundimtare dhe vendimtare të negociatave”.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, shtoi ai, është objektivi dhe projekti ynë më i rëndësishëm kombëtar.

“Është një përpjekje e gjithë shoqërisë, ashtu siç përfitimet e anëtarësimit do t’i përkasin të gjithë shoqërisë. Për ta realizuar këtë projekt, nevojitet kontributi i të gjithëve”, përfundoi Hoxha.

Burimi ATSH

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.