
Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët
Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit bilateral ishin temat e diskutuara gjatë një takimi ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë Maurizio Antonini, sot në Presidencë.
Presidentja Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe në përpjekjet për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.
Ajo vlerësoi kontributin e Italisë në mbështetjen e zhvillimit dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit dhe të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, raporton KosovaPress.



















