Ibrahimaj: Dy skema të reja kredie të lehtësuar për blerje banese në 2027-n

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, për dy skemat e kreditimit të lehtësuar për blerjen e banesës, që parashikohet të zbatohen gjatë vitit 2027.

Diskutimi u përqendrua te modalitetet e bashkëpunimit me bankat, përcaktimi i normave të interesit, kushtet e kreditimit dhe mundësitë për lehtësimin e procedurave për përfituesit.

Skema e parë kredituese parashikon kredi me vlerë deri në 6 milionë lekë, për të cilat qeveria do të mbulojë të gjithë normën e interesit. Për këtë instrument është parashikuar një numër maksimal prej 2 000 kredish. Ministrja Ibrahimaj propozoi nisjen e diskutimeve me të gjitha bankat për përcaktimin e një norme të përbashkët interesi, me synimin që programi të mund të zbatohet përmes bashkëpunimit me të gjitha bankat, pa qenë e nevojshme zhvillimi i një procedure konkurrimi për përzgjedhjen e një ose dy institucioneve financiare.

Skema e dytë kredituese parashikon kredi deri në 200 mijë euro ose ekuivalentin në lekë, rreth 20 milionë lekë. Në këtë rast, përfituesit do të paguajnë një normë interesi prej 3%, ndërsa qeveria do të mbulojë diferencën ndërmjet kësaj norme dhe normës së interesit që do të përcaktohet në marrëveshje me bankat.

Një nga çështjet e diskutuara për të dy instrumentet ishte heqja e detyrimit për parapagim. Ministrja bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do t’i drejtohet Bankës së Shqipërisë me kërkesën për ndryshimin e rregullores dhe vendimit përkatës, në mënyrë që këto dy produkte të përjashtohen nga ky detyrim.

Vëmendje iu kushtua edhe çështjes së kolateralit, veçanërisht për banesat që janë ende në proces ndërtimi dhe nuk janë regjistruar.

Në këtë drejtim, ministrja bëri me dije se po punohet për ndryshime në legjislacionin për zhvillimin e territorit, të cilat synojnë mundësimin e pajisjes së ndërtuesve me certifikimin përkatës që në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit, me regjistrimin e tij në kadastër.

Një tjetër element i diskutimit ishte mundësia e mbulimit të diferencës që mund të krijohet ndërmjet vlerës së vlerësuar të banesës dhe çmimit të shitjes. Për këtë qëllim, po shqyrtohet mundësia e lidhjes së një marrëveshjeje me Bankën Shqiptare të Zhvillimit, për lëshimin e një garancie që do të mbulonte këtë diferencë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha bankat për hartimin e modaliteteve të zbatimit të dy produkteve, duke ftuar përfaqësuesit e tyre të paraqesin mendimet dhe propozimet për kushtet e kreditimit dhe çështjet teknike që kërkojnë trajtim të mëtejshëm.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Dy skema të reja kredie të lehtësuar për blerje banese në 2027-n

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Dy skema të reja kredie të lehtësuar për blerje banese në 2027-n

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim konsultues me…