Kushi: Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën e hartimit dhe analizimit të politikave publike

Kuvendi i Shqipërisë në Ditën e Kërkimit Parlamentar organizoi një tryezë vjetore nga Instituti Parlamentar, me synim nxitjen e vendimmarrjes ligjvënëse dhe mbikëqyrëse të bazuar në prova dhe kërkim shkencor.


Kuvendi i Shqipërisë në Ditën e Kërkimit Parlamentar organizoi një tryezë vjetore nga Instituti Parlamentar, me synim nxitjen e vendimmarrjes ligjvënëse dhe mbikëqyrëse të bazuar në prova dhe kërkim shkencor.

Në fjalën e saj, nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, theksoi rëndësinë e kërkimit parlamentar dhe ekspertizës institucionale për përmirësimin e cilësisë së ligjbërjes dhe rritjen e efektivitetit të mbikëqyrjes parlamentare.

Kushi u shpreh se vendimet politike nuk mjafton të jenë vetëm të ligjshme, por duhet të mbështeten në evidenca, analiza dhe vlerësime objektive të ndikimit ekonomik, social dhe institucional.

“Deputetët kanë sot më shumë nevojë për informacion të besueshëm, analiza krahasuese dhe ekspertizë profesionale. Komisionet parlamentare kanë nevojë për instrumente dhe metodologji moderne kërkimi që të ushtrojnë me efektivitet funksionet e tyre kushtetuese. Vetë Kuvendi ka nevojë për kapacitete më të forta analitike për të siguruar cilësi dhe qëndrueshmëri në procesin legjislativ dhe mbikëqyrës”, tha Kushi.

Kushi vlerësoi se Dita e Kërkimit Parlamentar shërben si një urë komunikimi mes procesit legjislativ, politikëbërjes, akademisë, institucioneve kërkimore, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Duke u ndalur te përmirësimi i procesit legjislativ, nënkryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e konsultimit publik, duke e cilësuar atë jo thjesht një detyrim procedural, por një mundësi për të rritur cilësinë e ligjeve.

“Qytetarët, grupet e interesit, ekspertët, komuniteti akademik dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të kenë mundësi reale për të dhënë kontributin e tyre dhe për të parë reflektimin e këtij kontributi në produktin final legjislativ. Këtë na takon ta bëjmë ne. Sa më i hapur të jetë procesi i hartimit të ligjeve, aq më legjitime dhe më efektive do të jenë rezultatet e tij. Aktualisht inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si prodhohet, analizohet dhe shpërndahet informacioni. Parlamenteve moderne u ofrohen mundësi të reja për të përmirësuar procesin legjislativ, për të analizuar politika komplekse publike, për të lehtësuar konsultimin publik dhe për të rritur aksesin e qytetarëve në procesin dhe dokumentacionin parlamentar”, tha Kushi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, drejtoreshën e gjimnazit Majlinda Ziu,…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, drejtoreshën e gjimnazit Majlinda Ziu,…