Prezantohet sistemi unik, Rama: Mundëson gjurmueshmërinë, fund gjobave me copa letrash

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Sistemi Unik i Gjobave është një tjetër hap në digjitalizimin e shërbimeve që synon rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe standardizimin e procedurave administrative.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Sistemi Unik i Gjobave është një tjetër hap në digjitalizimin e shërbimeve që synon rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe standardizimin e procedurave administrative.

Rama ishte i pranishëm sot në aktivitetin e prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, përmes së cilit çdo kundërvajtje do të shoqërohet me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore, duke mundësuar gjurmueshmërinë e çdo akti.

“Ky është një tjetër stacion i rëndësishëm në rrugën e transformimit dhe të modernizimit të administratës, por dhe të marrëdhënieve të shtetit shqiptar me qytetarin. Më në fund krijohen të gjitha premisat që të mbyllet një epokë e gjatë e gjobave të vendosura mbi copa letre të shkruara nganjëherë edhe në mënyrë të palexueshme”, u shpreh Rama.

Me rëndësi, sipas Kryeministrit është fakti se nuk ka më një proces gjobitjeje pa gjurmueshmëri.

“Garantohet një rrjedhë e njëjtë, një numër unik, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat, gjë që i jep mundësi për institucionet dhe për drejtuesit e institucioneve që të shohin si në një hartë të gjitha proceset dhe po ashtu edhe sjelljen e të gjitha burimeve të tyre njerëzore”, shtoi ai.

Vendosja e gjobës nëpërmjet mjeteve të teknologjisë dixhitale, sipas Kryeministrit, sjell në radhë të parë njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës e-Albania, e cila çon në mënyrë automatike një mesazh në telefonin e qytetarit.

Po ashtu, Rama theksoi se përmes sistemit të ri të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia që të kontrollojë tek mesazhet e tij në e-Albania gjobat që ka.

“Po ashtu janë edhe kategorizimet e gjobave në databazë që janë shumë të rëndësishme qoftë për institucionet, qoftë për Inspektoriatin e Përgjithshëm, për të parë se si janë të ndara në gjoba aktive, në gjoba të paguara dhe në gjoba të apeluara”, shtoi Rama.

Një tjetër risi, sipas kryeministrit, është edhe fakti se do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të paguhen drejtpërdrejtë nga telefoni dhe të apelohen po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, sipas tij, hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave që praktikisht përmbyll një proces jo të lehtë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet sistemi unik, Rama: Mundëson gjurmueshmërinë, fund gjobave me copa letrash

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Sistemi Unik i Gjobave është një tjetër hap në digjitalizimin e shërbimeve që synon…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet sistemi unik, Rama: Mundëson gjurmueshmërinë, fund gjobave me copa letrash

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Sistemi Unik i Gjobave është një tjetër hap në digjitalizimin e shërbimeve që synon…