Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë të avancojnë bashkëpunimin në fushën e edukimit ushtarak.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë të avancojnë bashkëpunimin në fushën e edukimit ushtarak.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, në funksion të zhvillimit profesional të personelit.

“Në përfundim, të dy gjeneralët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake, duke vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak përbën një dimension të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe institucional të të dy forcave”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Lexo më shumë nga

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë të avancojnë bashkëpunimin në fushën e edukimit ushtarak.

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia