Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pas përurimit të sistemit “One Stop Shop”, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në rast se Shqipëria anëtarësohet më herët në BE, do të vendoste veto ndaj Maqedonisë së Veriut nëse kjo e fundit nuk përmbush kushtin për ndryshimet kushtetuese, Rama tha se “kam qenë në mënyrë të vijueshme një zë, nganjëherë edhe i lartë në mbështetje të procesit të afrimit dhe të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe asnjëherë nuk do ia lejoja vetes që t’i tregoja qeverisë apo popullit të Maqedonisë së Veriut se çfarë duhet të bëjë”.

“Ajo të cilës ju i referoheni është përgjigjja ndaj një pyetje të një gazetari në një televizion të Bullgarisë ku do shkoj për pak ditë në një vizitë, lidhur me pretendimin që ka Bullgaria në raport me Maqedoninë e Veriut bazuar në një marrëveshje të bërë mes të dy palëve dhe unë kam bërë një shpjegim më të gjatë sesa fjala pas të cilës janë kapur mediet këtu në Maqedoni, duke thënë se sa shumë sakrifica është dashur të bëjë Maqedonia e Veriut dhe ka arritur të ndryshojë edhe emrin dhe prapë nga ana tjetër, Bashkimi Europian nuk ka bërë atë që ka premtuar dhe kam shtuar që ata me të drejtë, pra, pala maqedonase, me të drejtë shqetësohet edhe dyshon se mund të ketë përsëri diçka tjetër në rast se hedh këtë hap për të përfshirë në Kushtetutë pakicën bullgare”, nënvizoi Rama.

Por, vijoi Rama, nga ana tjetër kam shtuar që kjo veto mund të hiqet duke plotësuar këtë kusht dhe normalisht unë e kam të vështirë të shikoj një rrugë tjetër, por është thjesht opinioni im.

Duke komentuar gjithashtu marrëdhënien me homologun maqedonas, Hristijan Mickoski, Rama hodhi poshtë pretendimet për ndonjë kontradiktë mes miqësisë së tyre dhe nuancave të ndryshme në qëndrimet publike.

“Dhe në fund e kam për të dy gazetarët, që të dy u kapën mbas fjalës së thënë nga Kryeministri që m’u drejtua mua si mik dhe nuk e di se ku qëndron kontradikta midis të qenit miq, sepse miqësia mes nesh është krejtësisht reciproke dhe momenteve të caktuara kur mund të kemi nuanca të ndryshme në mënyrën si flasim, por unë dua t’i them të gjithëve që mes meje dhe kryeministrit Mickoski nuk ka absolutisht asnjë lloj dallimi substancial që e pengon miqësinë tonë”, tha Rama.

Rama u shpreh se “përkundrazi, miqësia jonë është një miqësi që me kalimin e kohës bëhet shumë e qartë sepse me sa unë kuptoj, jemi të dy njerëz që themi atë që mendojmë dhe mendojmë atë që themi”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar…