Kumbaro: Gjuha shqipe, pasuri që përcillet brez pas brezi

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka përcjellë një urim sot, në Ditën e Alfabetit, duke e vënë theksin te rëndësia e gjuhës amtare si pjesë e identitetit dhe trashëgimisë kombëtare.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka përcjellë një urim sot, në Ditën e Alfabetit, duke e vënë theksin te rëndësia e gjuhës amtare si pjesë e identitetit dhe trashëgimisë kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro thekson se alfabeti është trashëgimi e brezave dhe një element që bashkon shqiptarët, pavarësisht vendit ku jetojnë.

“Ka 36 shkronja që na mjaftojnë për të thënë gjithçka, për të treguar historinë tonë, për të ruajtur kujtesën, për të shkruar mendimet, për të imagjinuar të ardhmen dhe pikërisht sot festojmë alfabetin që na bashkon në një gjuhë, pavarësisht ku jetojmë e ku na çon jeta, si një trashëgimi që e marrim nga brezat para nesh dhe që e pasurojmë çdo ditë”, shkruan ministrja.

Sot festohet Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, në kujtim të Kongresit të Manastirit, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908 dhe ku u vendos njësimi i alfabetit shqip.

Kongresi i Manastirit përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kulturore kombëtare, duke shënuar një hap vendimtar drejt unifikimit të shkrimit të gjuhës shqipe.

/Burimi ATSH

Kumbaro: Gjuha shqipe, pasuri që përcillet brez pas brezi

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka përcjellë një urim sot, në Ditën e Alfabetit, duke e vënë theksin te rëndësia…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Gjuha shqipe, pasuri që përcillet brez pas brezi

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka përcjellë një urim sot, në Ditën e Alfabetit, duke e vënë theksin te rëndësia…