Forcimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit me Uzbekistanin
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj dhe Drejtoresha e Zhvillimit të Aviacionit dhe Marketingut në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Manjola Kaso, u pritën në Tashkent nga Abdulaziz Akkulov, Kryetar i Komitetit të Turizmit të Uzbekistanit, dhe Tokhir Shamsimatov, drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të AKT-së, takimi u fokusua në promovimin e ndërsjellë të destinacioneve, rritjen e shkëmbimeve turistike dhe mundësitë për lidhje të reja ajrore, duke forcuar bashkëpunimin turistik mes dy vendeve.
Burimi ATSH