Koçiu: 1,25 miliardë lekë për strehimin social në 2027-ën, mundësi të reja për të rinjtë dhe familjet shqiptare

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se me ligjin e ri për strehimin social 2027, zgjerohet mbështetja për strehim të përballueshëm


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se me ligjin e ri për strehimin social 2027, zgjerohet mbështetja për strehim të përballueshëm, si dhe garantohen më shumë siguri ekonomike dhe kushte më të mira jetese për çdo qytetar, duke afruar gjithnjë e më shumë standardet tona me ato europiane.

Duke ndarë lajmin e mirë për të rinjtë, çiftet e reja dhe familjet shqiptare, Koçiu theksoi se ky është një hap konkret drejt “Shqipërisë 2030”, ku gjithnjë e më shumë familje ndërtojnë të ardhmen në shtëpinë e tyre.

“Me ligjin e ri për strehimin social që sapo miratuam në Kuvend dhe me projektbuxhetin e vitit 2027 po hapim mundësi të reja për shumë familje shqiptare, sepse e dimë sa e vështirë është sot të blesh një shtëpi, madje për shumë të rinj edhe të paguash qiranë është një barrë e madhe”, tha Koçiu.

Sipas saj, çdo çift i ri që dëshiron të blejë shtëpinë e parë, do të ketë mundësi të përfitojë kredi me interes zero, ose 3%.

“Nëse jeton me qira, mund të përfitosh mbështetjen nga shteti deri në gjysmën e qirasë. Dhe kemi dhe një risi shumë interesante, mundësinë që nëpërmjet programeve të strehimit një pjesë e qirasë që paguan çdo muaj të të llogaritet për blerjen e shtëpisë ku jeton”, u shpreh ajo.

Koçiu theksoi se çdo program ka kriteret e veta, ndërsa theksoi se për strehimin në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 1 miliard e 250 milionë lekë.

“Ndërsa me ligjin e ri krijojmë mundësi dhe për ndërtimin e lagjeve me banesa sociale dhe të përballueshme me shkolla, kopshte dhe shërbime pranë. Sepse të kesh një shtëpi tënde nuk duhet të mbetet një ëndërr e largët. Duam që gjithnjë e më shumë të rinj dhe familje shqiptare të kenë mundësi ta bëjnë atë realitet”, u shpreh Koçiu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: 1,25 miliardë lekë për strehimin social në 2027-ën, mundësi të reja për të rinjtë dhe familjet shqiptare

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se me ligjin e ri për strehimin social 2027, zgjerohet mbështetja për strehim të…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: 1,25 miliardë lekë për strehimin social në 2027-ën, mundësi të reja për të rinjtë dhe familjet shqiptare

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se me ligjin e ri për strehimin social 2027, zgjerohet mbështetja për strehim të…