Kryeparlamentari Peleshi takim me Ambasadoren e Zvicrës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt.

“Zvicra është një partnere e rëndësishme në demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë parlamentar do të vijojë të forcohet, me fokus te modernizimi i Kuvendit, transparenca, digjitalizimi dhe përdorimi i inteligjencës artificiale. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe besim te mundësitë për ta çuar partneritetin tonë edhe më tej”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.

Nga ana e saj ambasada zvicerane shkruan se, diskutimi u përqendrua te mbështetja e Zvicrës për forcimin e roleve ligjvënëse dhe mbikëqyrëse të Parlamentit, si dhe te bashkëpunimi i ngushtë midis parlamenteve zvicerane dhe shqiptare, veçanërisht në fushën e transparencës dhe angazhimit qytetar.

Ambasadorja Walt theksoi rolin e rëndësishëm që Parlamenti mund të luajë në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe në lehtësimin e dialogut midis autoriteteve dhe qytetarëve.

17,9 miliardë lekë për bujqësinë në vitin 2027, rritet mbështetja për fermerët

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, theksoi rëndësinë e sektorit…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

17,9 miliardë lekë për bujqësinë në vitin 2027, rritet mbështetja për fermerët

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, theksoi rëndësinë e sektorit…