Doganat forcojnë bashkëpunimin rajonal kundër krimit ndërkufitar
Administrata Doganore vijon bashkëpunimin rajonal me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit ndërkufitar, përmes shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional në kuadër të Qendrës së Zbatimit të Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

Në një njoftim për mediet, Administrata Doganore bën të ditur se ka kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sigurisë rajonale, përfshirë raportimin e njoftimeve për sekuestrimet e kryera.
Një përfaqësi e Administratës Doganore mori pjesë në mbledhjen e 27-të të Këshillit të SELEC në Bukuresht, gjatë së cilës u përmbyll procesi i zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të organizatës. Në këtë proces, kandidatja e Rumanisë, Madalina Sorina Vlangar, u zgjodh Drejtoreshë e Përgjithshme e SELEC.
Administrata Doganore thekson se mbetet e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin ndërinstitucional për të mbështetur luftën kundër veprimtarive kriminale përtej kufijve.
/Burimi ATSH