Regjistër i posaçëm elektronik të personat nën hetim për dhunë në protesta, ndalohet dalja jashtë vendit

Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin dhe funksionimin e regjistrit të posaçëm elektronik të personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike, të kryera me dhunë gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve publike.


Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin dhe funksionimin e regjistrit të posaçëm elektronik të personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike, të kryera me dhunë gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve publike.

Regjistri administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe përmban të dhënat e personave të identifikuar në materialet e referuara nga Policia e Shtetit në Prokurori, për të cilët dokumentohen veprime konkrete të dhunshme.

Konkretisht regjistri përmban të dhëna parësore si numrin unik të regjistrimit, burimin e informacionit, datën e regjistrimit, të dhëna procedurale për personin dhe historikun e përditësimeve; si dhe të dhëna dytësore që lidhen me identitetin e personit që sigurohet nëpërmjet ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Ndërsa numri i referimit, data e ngjarjes dhe masat kufizuese në fuqi, nëse janë njoftuar të tilla, sigurohen nga sistemi ADAM dhe regjistrat përkatës elektronikë të Policisë së Shtetit.

Shkëmbimi realizohet përmes ndërveprimit elektronik të autorizuar, pa krijuar akses të përgjithshëm të Policisë së Shtetit në regjistrat e prokurorisë. Policia Kufitare dhe e Migracionit ka akses të kufizuar në regjistër, vetëm për qëllime të verifikimit kufitar dhe të zbatimit të masave kufizuese, të parashikuara me ligj.

Kur nga verifikimi individual rezultojnë të dhëna konkrete për pjesëmarrje në veprime të dhunshme gjatë manifestimeve e grumbullimeve publike edhe nëse ndaj personit nuk është vendosur masa e sigurimit për ndalimin e largimit jashtë shtetit, Policia Kufitare ka të drejtën e refuzimit administrativ të daljes, sipas ligjit “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.

Në çdo rast, nëse ndaj personit nuk vendoset refuzimi i daljes, autoritetet kufitare njoftojnë autoritetet e vendit ku do të udhëtojë personi për faktin e referimit të tij për veprat e përmendura në këtë vendim.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton personat fizikë dhe juridikë privatë, që kanë struktura akomoduese, për personat për të cilët ka të dhëna konkrete për pjesëmarrje në veprimet e sipërpërmendura dhe se për këtë i janë referuar materialet përkatëse prokurorisë.

Për personat e referuar, nevoja për ruajtjen e të dhënave rishikohet brenda 30 ditëve nga regjistrimi. Në rast të marrjes së informacionit nga prokuroria kompetente për mosfillimin e procedimit penal apo pushimin e çështjes, të dhënat e personit fshihen nga regjistri.

Përpunimi dhe shkëmbimi i të dhënave kryhen në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, duke garantuar konfidencialitetin, kufizimin e aksesit, gjurmueshmërinë dhe proporcionalitetin.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Bursa për studentët rritet me 15 mijë lekë të reja, të gatshëm për marrëveshje të re përmes dialogut

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, duke iu…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bursa për studentët rritet me 15 mijë lekë të reja, të gatshëm për marrëveshje të re përmes dialogut

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, duke iu…