Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u ndalur te protestat e vitit 2018 dhe marrëveshja për Paktin për Universitetin.


Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u ndalur te protestat e vitit 2018 dhe marrëveshja për Paktin për Universitetin.

Gjatë një mesazhi drejtuar studentëve, Rama theksoi se liria, dialogu dhe respektimi i normave të bashkëjetesës demokratike janë parime që, sipas tij, nuk mund të zëvendësohen nga imponimi dhe dhuna.

“Unë gjuhën e forcës, të imponimit dhe të dhunës nuk e njoh. Dhe qytetërimin europian, traditën shqiptare të radhës në të folur, apo normat bazë të bashkëjetesës demokratike, nuk i negocioj me askënd. Kur isha pedagog i ri, bashkë me pedagogë të tjerë dhe studentë në Akademinë e Arteve, u rebelova kundër një regjimi brutal pikërisht sepse doja liri, jo imponim. Doja dialog të lirë, jo dhunë qorre mbi çdo mendim. Në vazhdën e atij rebelimi, me guxim shumë të jashtëzakonshëm dhe të vendosur, që u përhap në të gjithë universitetin, studentët u ulën në dialog. U ulën në dialog, në fakt, presidenti i komunizmit dhe, prej andej, mori jetë pluralizmi politik”, tha ai.

“Më pas, kur isha lider i opozitës, unë kam shkruar edhe letra për dialog, për arsyen time për të dialoguar me kundërshtarin, duke ulur në tokë hundën e përpjetë. Dhe si kryeministër, përmes dialogut, kam koordinuar pikënisjen e përbashkët me studentët për Paktin për Universitetin, pas protestës masive të vitit 2018. Edhe atëherë u deshën disa javë që të niste dialogu, sepse edhe atëherë, përballë një pjese të pedagogëve tuaj, nga një grup neokomunistësh të kësaj verbërie demokratike, bashkë me të rinj e të reja që u vinin pas idhujve të rremë, bëhej e njëjta gjë që bëhet sot. “S’ka dialog, plotësoni pikat tona.” Mirëpo ashtu, halli im është se nëse do të funksiononte kështu liria, nuk do të kishte më bashkëjetesë demokratike, por do të mbetej vetëm xhungla”, u shpreh Rama.

Rama tha se i ka ndjekur më mirë se të gjithë protestat paqësore.

“Në fakt, unë i kam dëgjuar ata më shumë se kushdo tjetër. I kisha përnatë këtu, poshtë dritares, në kohën kur isha në zyrë duke punuar. Por kërkesa e tyre ishte po ajo e ditës së parë: nuk ka dialog, jepni dorëheqjen. Mësova përmendësh fjalimet e tyre, por vizion, ide apo kritika sfiduese nuk arrita të dëgjoja dot në atë kakofoni mllefi dhe folklorizmi nacionalist, që, mos o Zot, i ka rrotulluar në varr profetët e kombit shqiptar”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…