Balla takon ambasadoren e re të BE-së, në fokus agjenda e anëtarësimit dhe negociatat

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Në fokus të bisedës ishte agjenda e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi takimin si një bisedë të frytshme, duke theksuar rolin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces.

Sipas Ballës, Kuvendi ka një rol thelbësor në avancimin e reformave, përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe forcimin e mbikëqyrjes parlamentare.

Balla nënvizoi gjithashtu se anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë.

Burimi ATSH

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…