
Rama pret ambasadoren Walt, në fokus mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt.

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt.
Takimi u publikua në faqen zyrtare të ambasadës së Zvicrës në Tiranë, ku bëhet e ditur se diskutimet u përqendruan në programin e bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë.
Po ashtu ambasada informon se takimi u fokusua në përparimin e bërë në forcimin e arsimit profesional dhe në mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri.
“Ambasadorja Walt zhvilloi takimin e parë të prezantimit me Kryeministrin Edi Rama. Diskutimet u përqendruan në programin e bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë, veçanërisht në përparimin e bërë në forcimin e arsimit profesional dhe në mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Tiranë.
Burimi ATSH


















