Balla: Kujtimi i 7 tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Tiranë me rastin e përvjetorit të sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 në Izrael.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Tiranë me rastin e përvjetorit të sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 në Izrael.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se kujtimi i viktimave dhe solidariteti me familjet e tyre mbeten një detyrim, duke theksuar se 7 tetori nuk duhet të harrohet.

“Sot, më 7 tetor, kujtuam viktimat e sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 në Izrael. Kujtesa mbetet një detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Të kujtosh do të thotë të mos harrosh”, deklaroi Balla.

Ai dënoi terrorizmin, antisemitizmin dhe çdo formë urrejtjeje, duke vënë në pah historinë e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Holokaustit.

Balla solli në vëmendje edhe traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare, duke e lidhur atë me konceptin e “Besës”, që sipas tij i shtyu shqiptarët t’u hapnin dyert familjeve hebreje të përndjekura.

“Ne nuk i shohim besimet e ndryshme si mure që na ndajnë. I shohim si rrugë të ndryshme që mund të bashkëjetojnë nën të njëjtën çati, brenda së njëjtës familje dhe si pjesë të të njëjtit komb”, tha ai.

Në vijim, Balla theksoi se kujtimi i 7 tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen, për të refuzuar urrejtjen dhe për të mbrojtur dinjitetin njerëzor.

“Le të mos bëhemi kurrë indiferentë ndaj urrejtjes. Dhe kujtimi i 7 tetorit le të forcojë vendosmërinë tonë për të ndërtuar një të ardhme ku paqja të jetë më e fortë se frika dhe humanizmi më i fortë se urrejtja”, u shpreh Balla.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një rritje të interesit të bizneseve për të aplikuar në programin “Dyfisho sipërmarrjen…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një rritje të interesit të bizneseve për të aplikuar në programin “Dyfisho sipërmarrjen…