Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, Murat Sahin, takim me Presidentin e FSHF, Armand Duka
UNICEF Shqipëri dhe FSHF do të vijojnë dialogun për të identifikuar fusha të reja bashkëpunimi dhe për të shfrytëzuar fuqinë e sportit për zhvillim, përfshirje dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë dhe të ri.

Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, Murat Sahin, zhvilloi një takim me Presidentin e FSHF, Armand Duka, ku u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për të krijuar më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë përmes sportit.
Gjatë takimit u diskutua edhe mbi rolin e sportit në promovimin e mirëqenies, zhvillimit dhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve, si dhe mbi mundësitë për iniciativa të përbashkëta me përfitime konkrete për ta.