Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KLGJ-së, Sandër Simoni fiton me short për Gjykatën e Lartë

Kandidatët morën vota të barabarta, 179 me 179 vota. Rregullorja parashikon hedhje me short, dhe pas shortit me gogla, fitues rezultoi gjyqtari Sander Simoni.


Gjyqtari Sandër Simoni do të jetë anëtar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do jetë nga radhët e Gjykatës së Lartë

Pas përfundimit të procesit të votimit, i cili u zhvillua sot, gjyqtari Sandër Simoni fitoi pozicionin pas hedhjes së shortit, për shkak të barazimit të votave me kandidaten Arbena Ahmeti.

Në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve të Republikës, pas numërimit të votave, të dy kandidatët morën nga 179 vota.

Nga rradhët e Gjykatës së Apelit fitues u shpall gjyqtari Fatri Islamaj me190 vota kundrejt kandidates Igerta Hysi, që mori 171 vota

Në kushtet e barazimit, rregullorja parashikon përcaktimin e fituesit përmes shortit. Pas hedhjes së shortit me gogla, fitues rezultoi gjyqtari Sandër Simoni, duke siguruar kështu përfaqësimin e Gjykatës së Lartë në zgjedhjet për KLGJ.

Pas përfundimit të këtij procesi, vijon numërimi i votave për kandidatët e dy niveleve të tjera të gjyqësorit.

Për Gjykatat e Shkallës së Parë, në garën për një vend në KLGJ janë tre kandidate: Manjola Xhaxho, Brunilda Kadi dhe Matilda Llangozi.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve zhvillohet për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa në proces marrin pjesë 353 gjyqtarë.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Gjykatës së Lartë iu përgjigj pozitivisht edhe ftesës së kryeministrit për dialog lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve.

Lexo më shumë nga

“Këndi i Letërsisë Spanjolle”, ambasadori Cremades viziton Bibliotekën Kombëtare

Ambasadori i Spanjës takim me drejtoreshën Majlinda Toçi

Global 360

Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Këndi i Letërsisë Spanjolle”, ambasadori Cremades viziton Bibliotekën Kombëtare

Ambasadori i Spanjës takim me drejtoreshën Majlinda Toçi