
Festivali i Fëmijëve “Turqishtja Zgjedhja Ime”
Festivali i Fëmijëve “Turqishtja Zgjedhja Ime”, i organizuar për herë të parë këtë vit nga Instituti Yunus Emre Tiranë, u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve.

Festivali i Fëmijëve “Turqishtja Zgjedhja Ime”, i organizuar për herë të parë këtë vit nga Instituti Yunus Emre Tiranë, u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Festivali, i zhvilluar me pjesëmarrjen e ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Barış Ceyhun Erciyes, këshilltarit për arsimin pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Gökmen Aksakal, drejtorit të Fondacionit Maarif të Turqisë në Shqipëri, Mesut Özbaysar, kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, Kenan Sevinç, si dhe drejtuesve të shkollave ku zbatohet projekti “Turqishtja Zgjedhja Ime” në Shqipëri, u mirëprit me shumë interes nga fëmijët.

Gjatë festivalit u ofrua një udhëtim i këndshëm në botën shumëngjyrëshe të gjuhës dhe kulturës turke përmes poezive, këngëve, teatrit me hije “Karagöz dhe Hacivat” dhe shfaqjes “semâ”. Aktiviteti përfundoi me ceremoninë e dhurimit të pllakatave dhe me gostitë e përgatitura për nxënësit.
“Falenderojmë të gjithë nxënësit, mësuesit dhe të ftuarit që ishin me ne në këtë takim të bukur”, shkruan instituti turk, në postimin e saj në rrjetet sociale.



















