Autoriteti i dosjeve, konferencë ndërkombëtare mbi kalimet në kufirin Shqipëri-Kosovë gjatë komunizmit

Në kryeqytet vijon konferenca shkencore ndërkombëtare “Kalimi i kufirit Shqipëri–Kosovë (Jugosllavi) gjatë viteve 1944–1991: Analizë dypalëshe e dimensionit politik dhe njerëzor”.


Në kryeqytet vijon konferenca shkencore ndërkombëtare “Kalimi i kufirit Shqipëri–Kosovë (Jugosllavi) gjatë viteve 1944–1991: Analizë dypalëshe e dimensionit politik dhe njerëzor”.

Në të marrin pjesë studiues nga Shqipëria dhe Kosova ku po ballafaqojnë dokumente arkivore, burime diplomatike dhe dëshmi personale mbi pasojat politike dhe njerëzore të një kufiri që nuk ndau dy popuj, por shqiptarët në të dyja anët e tij.

Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, çeli konferencën duke vendosur në qendër pikërisht njeriun dhe familjen e ndarë nga kufiri. Duke sjellë historinë e gjyshes së saj, Refikës, dhe motrës së saj të martuar në Pejë, të cilat, megjithëse të afërta gjeografikisht, u takuan vetëm një herë në disa dekada, Sula solli përvojën e shumë familjeve shqiptare për të cilat kufiri e ktheu takimin familjar në privilegj dhe udhëtimin në objekt dyshimi.

Ndërsa Naim Berisha, drejtor ekzekutiv i Këshillit Shkencor të Institutit Albanologjik të Prishtinës, u ndal veçanërisht te rëndësia e studimit të kufirit Shqipëri–Kosovë, jo vetëm si vijë politike dhe territoriale, por si një hapësirë që ndikoi drejtpërdrejt në jetën dhe marrëdhëniet e shqiptarëve në të dyja anët.

Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit, solli një analizë të strukturës dhe përmasës së arkivit të ish-Sigurimit të Shtetit. Analiza e paraqitur nga Hoxha evidenton një të dhënë me rëndësi për studimin e këtij arkivi: dokumentacioni i ish-Sigurimit të Shtetit i identifikuar dhe evidentuar deri më sot arrin në rreth 7,3 milionë fletë arkivore, 69,2% e tyre kanë si burim SHISH; 30,53%, Ministrinë e Brendshme; dhe 0,26%, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Në këtë proces kërkimor një burim i rëndësishëm është edhe “Fondi Kosova”, i hapur nga AIDSSH për studiuesit në vitin 2025, me 11.630 fashikuj. Fondi ruan gjithashtu dokumente mbi arrestimet, dhunën dhe torturat ndaj shqiptarëve, shpërnguljet e detyruara dhe forma të tjera të represionit shtetëror.

Në sfond të diskutimeve mbetet një çështje ende e hapur: Kush ishin personat e vrarë, të plagosur, të arrestuar, të dënuar apo të zhdukur gjatë kalimit të segmentit kufitar Shqipëri–Kosovë? Ku u varrosën dhe çfarë dokumentesh ruhen për ta në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

Ballafaqimi i arkivave, dokumenteve dhe dëshmive familjare synon pikërisht këtë: që dokumentit t’i rikthehet emri dhe emrit historia njerëzore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…