Gonxhja takon ministrin italian për Sportin dhe Rininë, fokusi tek infrastruktura dhe lufta kundër dopingut

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim dypalësh me ministrin italian për Sportin dhe Rininë, Andrea Abodi.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim dypalësh me ministrin italian për Sportin dhe Rininë, Andrea Abodi.

Me rastin e Lojërave XX Mesdhetare Taranto 2026, ministrat zhvilluan një bisedë pune me synimin për të konsoliduar më tej bashkëpunimin mes Tiranës dhe Romës edhe në fushën e sportit dhe rinisë.

Në veçanti, nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira mes dy vendeve, si dhe realizimin e projekteve konkrete, të zbatueshme në një afat të menjëhershëm, me fokus në formimin e drejtuesve dhe specialistëve teknikë, zhvillimin e infrastrukturës sportive, si dhe kërkimin e aplikuar në shkencën dhe mjekësinë sportive, me vëmendje të veçantë ndaj luftës kundër dopingut.

Delegacioni shqiptar shprehu interes dhe vlerësim të veçantë për përvojën italiane në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare, si Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Milano Cortina 2026 dhe Lojërat XX Mesdhetare, të sapofilluara. Kjo përvojë merr rëndësi të posaçme edhe në perspektivën e transferimit të ekspertizës italiane për organizimin e edicionit XXI të Lojërave Mesdhetare, Prishtinë dhe Durrës, në vitin 2030.

Së bashku ritheksuan rolin themelor të sportit dhe aktivitetit fizik në shkolla dhe universitete, si një instrument i rëndësishëm për gjithëpërfshirjen dhe kohezionin social, si dhe për zhvillimin arsimor e kulturor të të rinjve.

Gjatë takimit, ministri Abodi prezantoi gjithashtu instrumentet për matjen e kontributit të sportit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe të nismës së llogarisë satelitore të sportit, si dhe modelet italiane të Institutit për Kredinë Sportive dhe Kulturore dhe të “Sporti e Shëndeti”, ndaj të cilave shprehëm interes të veçantë si shembuj referimi.

U ra dakord që bashkëpunimi dypalësh të strukturohet përmes nënshkrimit, brenda fundit të muajit shtator, të një Protokolli Mirëkuptimi e Veprimi, i cili do të përcaktojë kuadrin institucional të bashkëpunimit, si dhe përmbajtjen, afatet dhe modalitetet konkrete të zbatimit të angazhimeve.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Balla: Reforma territoriale do të votohet sot!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në Kuvend lidhur me kërkesën e kryetarit të grupit…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla: Reforma territoriale do të votohet sot!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në Kuvend lidhur me kërkesën e kryetarit të grupit…