Policia e Shtetit paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga mesazhet e rreme

Policia e Shtetit ka bërë thirrje për vigjilencë ndaj rasteve të mashtrimeve online, pasi ditët e fundit janë konstatuar mesazhe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë WhatsApp-in.


Policia e Shtetit ka bërë thirrje për vigjilencë ndaj rasteve të mashtrimeve online, pasi ditët e fundit janë konstatuar mesazhe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë WhatsApp-in.

Sipas Policisë së Shtetit, autorët e këtyre skemave paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare dhe u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë ose të kryejnë veprime të tjera duke klikuar në një link të përfshirë në mesazh.

Policia sqaron se bëhet fjalë për skema mashtrimi të tipit “phishing”, të cilat synojnë vjedhjen e kredencialeve të e-banking, kodeve të verifikimit OTP, PIN-it dhe të dhënave të kartave bankare. Këto të dhëna mund të përdoren më pas për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe shkaktimin e dëmeve financiare.

Për të shmangur rënien pre e këtyre skemave, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve, WhatsApp-it apo aplikacioneve të tjera të komunikimit, veçanërisht kur mesazhet vijnë nga numra të panjohur ose të dyshimtë.

Gjithashtu, qytetarët këshillohen të mos japin në asnjë rrethanë fjalëkalimet, kodet OTP, PIN-in apo të dhënat e kartës bankare.

Policia rekomandon që, përpara identifikimit në shërbimet bankare online, qytetarët të kontrollojnë me kujdes adresën e faqes së internetit dhe të sigurohen se po përdorin kanalet zyrtare të bankës.

Në rast paqartësie, qytetarët duhet të kontaktojnë bankën vetëm përmes numrave të telefonit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit.

Nëse një qytetar ka klikuar në një link të dyshimtë ose ka dhënë të dhënat e tij bankare, Policia këshillon që të kontaktohet menjëherë banka, për bllokimin e kartës ose llogarisë dhe marrjen e masave të nevojshme. Gjithashtu, duhet të ndryshohen menjëherë fjalëkalimet e aksesit në shërbimet bankare dhe rasti të raportohet pranë Policisë së Shtetit, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike ose çdo drejtorie vendore të Policisë.

Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar ndaj çdo mesazhi, linku apo faqeje interneti që kërkon të dhëna personale, bankare ose kode verifikimi.

“Mos klikoni. Mos jepni të dhëna. Verifikoni gjithmonë përmes kanaleve zyrtare”, apelon Policia.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Mos u bëni shkaktarë zjarresh

Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Mos u bëni shkaktarë zjarresh

Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve…