Balla: Ndarja e re territoriale, më tepër fuqi që bashkitë të konkurrojnë në programe të BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se me bashkimin e 15 bashkive me bashkitë e tjera ato do të kenë më shumë fuqi për të konkurruar për programe dhe projekte të Bashkimit Europian.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se me bashkimin e 15 bashkive me bashkitë e tjera ato do të kenë më shumë fuqi për të konkurruar për programe dhe projekte të Bashkimit Europian.

I ftuar në një studio televizive, Balla u shpreh se “15 bashkitë që po bashkohen tani në këtë fazë të reformës janë rasti tipik i bashkive që nuk performonin si duhet në shumë aspekte”.

“Nuk po i marr me radhë, sepse duhet të kisha ardhur me një tabelë, në funksionalitetin që ato kanë për t’u dhënë shërbim njerëzve. Këto 15 bashki, që nga 61 bashki kalojmë në 46, me bashkitë që bashkohen do të kenë më shumë fuqi për të konkurruar për programe dhe projekte të Bashkimit Europian”, tha Balla.

Duke folur për ecurinë e procesit pas votimit sot në Kuvend, Balla se sot votohet pjesa e ndarjes administrative-territoriale.

“Besoj që me hyrjen në fuqi, Presidenti i Republikës duhet të fillojë konsultimet me përfaqësues të partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Një ndër katër të dielat, mes 15 prill dhe 15 maj të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

Po ashtu Balla bëri të ditur se në reformën e mëparshme territoriale PS propozoi krijimin e 49 bashkive, por LSI në koalicion bashkëqeverisje kërkonte krijimin e të tjera bashkive për shkak të numrit të votave që do t’i duheshin në zgjedhje.

“Është e vërtetë që në 2014, ka pasur disa bashki, të cilat në variantin tonë të parë, nuk ishin. Varianti ynë i parë në 2014 ka qenë me 49 bashki, por je në një koalicion dhe 84 vota nuk i ke, dhe zotëria i asaj kohe tha: ‘Në bashkinë Vlorë nuk kam asnjë votë. Pra, hajde shpikim dhe bashkinë Selenicë që unë të kandidoj me 1 kandidat”, tha Balla.

Sipas tij, PD në atë kohë nuk u bë pjesë e procesit.

Marrë nga ATSH

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…