Komisioneri McGrath: Shqipëria e ka vendin në BE, ndër vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit

Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath deklaroi se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath deklaroi se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama, McGrath thekson se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa nënvizon se ende ka punë të rëndësishme për t’u bërë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, u shpreh McGrath.

Ai thotë se Bashkimi Europian do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi.

Sipas McGrath, në takimin me Ramën u diskutua përparimi i Shqipërisë në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në fushën e sundimit të ligjit, të cilat i cilëson si “spirancën politike” të procesit të anëtarësimit.

Komisioneri europian vlerëson gjithashtu qeverinë shqiptare për progresin e arritur deri më tani.

“Ka një historik të fortë progresi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të dhënë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, u shpreh McGrath.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2…