Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta përmes bashkëbisedimit të njeriut me Zotin.


Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta përmes bashkëbisedimit të njeriut me Zotin.

“Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty. Nuk do të lejoj kurrë që njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty”, thuhet ndër të tjera në këtë videomesazh.

Më poshtë videomesazhi i plotë:

I kërkova Zotit dashuri. Ai largoi njerëzit nga jeta ime. I hutuar, e pyeta, pse? Sepse jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty. Nuk do të lejoj kurrë që njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty.

I kërkova paqe, ai lëshoi stuhi. Mes lotësh, e pyeta: Pse? Sepse paqja nuk është mungesa e stuhive, por forca për të qëndruar i palëkundur kur tërbohen stuhitë.

I kërkova forcë. Ai më ngarkoi barra mbi shpinë. I zhgënjyer, e pyeta: Pse? Forca nuk të dhurohet, ajo ndërtohet, ashtu si hekuri që kalitet në zjarr dhe merr formë nën goditjet e çekiçit. Karakteri yt formohet përmes asaj që ti përballon.

I kërkova një rrugë më të lehtë. Ai vuri një mal përpara meje. I rraskapitur, pëshpërita: Pse? Sepse këmbët bëhen më të forta duke u ngjitur, jo duke qëndruar në vend.

Atëherë e kuptova. Zoti nuk po i shpërfillte lutjet e mia. Ai po u përgjigje atyre ndryshe nga ç’prisja unë. Ai nuk po ma bënte jetën më të lehtë, po më bënte mua më të fortë.

Nuk mora jetën që kërkoja. Mora jetën që më përgatiste për çfarë më priste. Sepse rehatia rrallë na ndryshon. Hekurin e kalit zjarri, sprovat kalisin besimin. Duroje zjarrin. Zoti vazhdon të të japë formë”.

Lexo më shumë nga

Program i ri për mbështetjen e prodhuesve shqiptarë në përafrimin me standardet e BE-së

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po punon për hartimin e një programi të dedikuar për mbështetjen e bizneseve prodhuese në…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Program i ri për mbështetjen e prodhuesve shqiptarë në përafrimin me standardet e BE-së

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po punon për hartimin e një programi të dedikuar për mbështetjen e bizneseve prodhuese në…