Bergner takim me Avokatin e Popullit 32: Puna juaj promovon vlerat evropiane

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner u takua me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani.


Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner u takua sot me Avokatin e Popullit. Ai përgëzoi Endrit Shabanin për detyrën e re dhe punën që institucioni bën në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke e cilësuar atë si kontribut në promovimin e vlerave evropiane.

“Mbështetja e partnerëve tanë na ndihmon në misionin tonë për të mbrojtur të drejtat e çdo qytetari, veçanërisht të atyre që nuk kanë zë në vendimmarrje. Rruga e vetme drejt Evropës është ndërtimi i një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh Shabani.

Në qendër të bisedës ishin të drejtat e njeriut, duke përfshirë sfidat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe ndërtimi i një shoqërie ku askush nuk mbetet pas, përfshirë komunitetet e margjinalizuara.

Të dyja palët u dakordësuan të thellojnë bashkëpunimin në këtë drejtim.

Dita e Bashkimit Kombëtar dhe të Forcave të Armatosura Italiane

Në mbrëmjen e 24 nëntorit, në hotel "Tirana International", në praninë e Ambasadorit italian, Sh.T. Marco Alberti, dhe Atasheut Ushtarak,…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dita e Bashkimit Kombëtar dhe të Forcave të Armatosura Italiane

Në mbrëmjen e 24 nëntorit, në hotel "Tirana International", në praninë e Ambasadorit italian, Sh.T. Marco Alberti, dhe Atasheut Ushtarak,…