Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, Rama: Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara se samiti i ardhshëm do të mbahet në Tiranë


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara se samiti i ardhshëm do të mbahet në Tiranë.

“Si thanë nuk do bëhet Samiti në Shqipëri? E po ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që Samiti i ardhshëm do jetë në Tiranë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara, ku mori pjesë në punimet e samitit të NATO-s, që mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të aleancës për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike.

Samiti në Ankara bashkoi udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si edhe partnerë kryesorë të Aleancës, ku u shqyrtuan çështje që lidhen me forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e investimeve në mbrojtje, modernizimin ushtarak dhe koordinimin e politikave të sigurisë.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu kapaciteti mbrojtës i Europës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s për të kontribuar në forcimin e sigurisë kolektive dhe në përballimin e sfidave të përbashkëta të Aleancës.

Burimi ATSH

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.