
Hajdari: Rinia shqiptare në Shkup e vetëdijshme për identitetin kombëtar

Prefekti i qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari reagoi sot lidhur me protestën e studentëve duke theksuar se “nga sot shqiptarët në Maqedoni të Veriut, do jenë më të fortë se kurrë”.
Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari theksoi se “sot po fillon një epokë e re për shqiptarët në Ballkan, po fillon nga rinia, nga Shkupi”.
“Rinia është bashkuar atje, nuk do të ndalen më, sepse janë të vetëdijshëm për identitetin e tyre kombëtar, për gjuhën, historinë, kulturën dhe zakonet e tyre”, tha Hajdari.
Studentët shqiptarë dhe stafi akademik po mbajnë protestën e radhës në Shkup, ku kërkojnë mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Burimi ATSH



















