Nisma për financimin e SME-ve dhe fermerëve, Sejko: 907 miliardë lekë kredi për sektorin privat

Në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”


Në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një nismë për të mbështetur bizneset shqiptare, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar më shumë mundësi për sipërmarrësit.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, u theksua rëndësia e krijimit të instrumenteve të reja financiare për mbështetjen e ekonomisë dhe sektorit privat.

Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vuri në dukje rritjen e ndjeshme të kreditimit në ekonomi, duke e cilësuar si një zhvillim pozitiv për sektorin financiar.

Sipas tij, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej rreth 15% gjatë dy viteve të fundit.

“Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi vlerën e 907 miliardë lekëve në fund të marsit 2026, nga 575 miliardë lekë pesë vite më parë. Po ashtu, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej rreth 15% gjatë dy viteve të fundit, ose afërsisht 107 miliardë lekë në vit, ndërkohë që kredia e re e dhënë gjatë vitit 2025 ishte rreth 423 miliardë lekë. Aktualisht, kredia bankare përbën një ndër flukset më të mëdha monetare në ekonomi dhe është me diferencë instrumenti kryesor i financimit të bizneseve dhe familjeve shqiptare”, u shpreh ai.

Megjithatë, Sejko theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të kenë akses më të kufizuar në financim.

“Segmenti i SME-ve ka akses relativisht të ulët në kredi dhe përbën një prioritet kombëtar për rritjen ekonomike”, u shpreh ai.

Guvernatori bëri të ditur se, “prej më shumë se një viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar dhe ka vënë në zbatim një Program Financimi për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm, i cili synon reduktimin e kostove të kredisë për këtë segment esencial të ekonomisë shqiptare. Paralelisht, Qeveria Shqiptare ka miratuar një Skemë Garancie sovrane, me qëllim uljen e rrezikut të kreditit për operatorët e sektorit bujqësor. Në gjykimin tonë, këto dy instrumente ofrojnë një pikënisje të mirë për adresimin e këtij problemi”.

Sejko tha se, progresi i bërë gjatë dy viteve të fundit është padyshim një premisë inkurajuese.

Ai i bëri thirrje industrisë bankare për të pasur një vëmendje më të madhe ndaj financimit të sektorit të SME-ve, e veçanërisht atij bujqësor.

“Ky sektor mbart potenciale të pashfrytëzuara për zgjerimin e industrisë bankare, duke kontribuuar në zhvillimin afatgjatë të vendit dhe pa cenuar normat e prudencës. Nga ana tjetër, dëshiroj t’u drejtohem edhe vetë bizneseve të vogla e të mesme, duke i inkurajuar që t’i afrohen bankave dhe t’i konsiderojnë ato jo vetëm si një burim të qëndrueshëm dhe me kosto të ulët financimi, por edhe si një konsulent të vlefshëm financiar dhe partner të besueshëm zhvillimi”, tha Sejko.

Sipas tij, nisma pritet të ndikojë në rritjen e investimeve, përmirësimin e produktivitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Burimi ATSH

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…